Shumë shpejt pritet të filloj riparimi i sistemit të ujësjellësit në Kllokot
Viti – Edhe pse kontrata për riparimin e sistemit të ujësjellësit dhe futjen nën menaxhim të saj nga KRU “Hidromorava” në mes Komunës së Kllokotit, Ministrisë së Financave, Qeverisë Zvicerane dhe KRU “Hidromorava” është nënshkruar para dy viteve, por ky proces ka ngecur prej asaj kohe.
“Në informatat që posedojmë ne si komunë dhe kontaktet e shpeshta që kemi pasur me përfaqësuesit e KRU “Hidromorava”, procesi i tenderimit ka përfunduar dhe tash mbetet vetëm afati ligjor për ankesa nga Operatoret ekonomik të cilët kanë të drejtë të ankohen pas përzgjedhjes së Operatorit që ka plotësuar kriteret e specifikacionit për kontratë dhe të filloj puna në këtë proces. Ne si komunë jemi të vetëdijshëm që ka pasur shumë vonesa në këtë proces, por nuk ka qenë në dorën tonë për ta zgjidhur problemin, pasi që proceduarat e tenderimit i ka udhëhequr KRU “Hidromorava”, u shpreh Hidajet Ahmeti Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve Publike,.
Kurse përfaqësuesi nga i KRU “Hidromorava”, Mumin Morina thotë se sa i përket Tenderit komisioni veç ka bërë përzgjedhjen e kontraktorit dhe pas afatit të paraparë për ankesa pritet që shpejt të fillojë me punë. Sigurisht do të njoftoheni me kohe me datën e fillimit të punimeve.
Zyrtarët e Komunës u shprehen të bindur se kësaj here, rasti në fjalë do të zgjidhet dhe përfundimisht të zgjidhet çështja e ujit të pijshëm./rajonipress/


