Shumë poezi e tregime në konkursin anonim letrar të “Flakës së Janarit 2013”
Gjilan – Sabit Rrushtemi, anëtar i Këshillit të Flakës dhe përgjegjës për artin letrar, tha se në konkursin anonim letrar për poezi dhe tregim të shkurtër, përmes postës me kopje fizike dhe postës elektronike, kanë ardhur rreth 200 poezi dhe 37 tregime, të cilat janë në proces të vlerësimit nga juria profesionale.
Rreth 200 poezi dhe 37 tregime kanë ardhur në adresë zyrtare të Komunës së Gjilanit për konkursin anonim letrar të “Penës së Flakës” e cila mbahet në kuadër të “Flakës së Janarit 2013”, rezultat e të cilave do të publikohen me rastin e mbajtjes së Orës së madhe letrare, thanë përgjegjës së shtyllës së artit letrar.
Sabit Rrushtemi, anëtar i Këshillit të Flakës dhe përgjegjës për artin letrar, tha se në konkursin anonim letrar për poezi dhe tregim të shkurtër, përmes postës me kopje fizike dhe postës elektronike, kanë ardhur rreth 200 poezi dhe 37 tregime, të cilat janë në proces të vlerësimit nga juria profesionale.
Rrutemi tha se në këtë konkurs ka prurje të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe mërgata të cilët i ka bashkuar “Flaka e Janarit” duke shtuar se mundësia e dërgimit të punimeve edhe me postë elektronike e ka shtuar interesimin e pjesëmarrësve e me këtë edhe konkurrencën dhe cilësinë dhe shtoi se emrat e autorëve të punimeve të dërguara me postë elektronike janë të njohur vetëm për administruesin e postës elektronike, por jo edhe për jurinë, prandaj, për jurinë konkursi është plotësisht anonim.
Duke folur për punimet e pranuara, Rrustemi, tha se ka edhe autorë që janë joserioz, pasi kanë konkurruar me shumë punime dhe se nuk kanë respektuar kriteret e konkursit të cilat kanë qenë publike, por për këtë fjalën do të thotë juria profesionale me rastin e shpalljes së fituesve të konkursit, kur ndahen gjashtë çmimeve, tri çmime për poezi dhe tri çmime për tregim të shkurtër si dhe çmimi “Pena e Flakës”, që jepet për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e madhe letrare.
Ai rikujtoi se sipas konkursit publik, pozitë mund të kenë më shumti 50 vargje derisa tregimet nuk duhet të kenë mbi tri faqe apo 100 reshta dhe shtoi se të gjitha ato poezi dhe tregime, që tejkalojnë kriteret e konkursit nuk do të merren parasysh. Rrustemi tha se do të ketë vlerësim autonom të punimeve nga juria profesionale dhe pa ndikime.
Sa i përket Orës së madhe letrare, Rrustemi, tha se synim i tyre, është që në këtë orë të lexojnë 30 poetë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare dhe qendrat më të mëdha, njëri nga të cilët do të jetë fitues i çmimit “Pena e Flakës”, për poezinë më të mirë të lexuar në këtë orë letrare.
Rrustemi tha se në orën letrare do të lexohen poezi të pabotuara dhe të pashpërblyera më parë, prandaj, të gjithë poetët, që do të lexojnë konkurrojnë për çmimin e orës letrare- poezia më e mirë e lexuar e cila do të përzgjidhet nga juria e cila formohet aty për aty./rajonipress/