Shumë nëndegë të PDK-së kërkojnë kandidimin e Qemajl Mustafës, po cila është përgjigja e tij?
Gjilan – Shumë nëndegë të PDK-së, anëtar të devotshëm, qytetar të shumtë po e kërkojnë kandidimin e Qemajl Mustafës për kryetar komune. Kjo erdhi krejt si rezultat i dështimit të madh në zgjedhjet nacionale. Po cila është përgjigja e Qemajl Mustafës për kërkesën e sinqertë të nëndegëve dhe të tjerëve.
Qemajl Mustafa edhe pas kaq vitesh ndonëse në periferi të zhvillimeve të PDK-së po del të jetë personi më i kërkuar nga anëtarësia e gjerë. Janë disa veti që i ka Qemajl Mustafa e kandidatët e tjerë as në ëndërr nuk mund t`i kenë thonw burimet brenda PDK-sw..
Megjithatë humbja e thellë në zgjejdet nacionale dhe udhëheqja e dobët e Zenun Pajazitit e ka zgjuar më në fund anëtarësinë e kthjelltë të PDK-së për të kërkuar njeriun e duhur.
Janë mbi 25 nëndegë të PDK-së që tashmë e kanë kërkuar kandidimin e Qemajl Mustafës. E këtë fakt për rajonipress e ka konfirmuar edhe Riad Rashiti shef i shtabit zgjedhor. “Po është e vërtetë që kanë kërkuar disa nëndegë kandidimin e Qemajl Mustafës dhe për ne do të ishte tejet pozitive nëse pranon të kandidohet Qemajl Mustafa” tha Rashiti.
Po cila është përgjigja e Qemajl Mustafës ndaj këtyre kërkesave. Lexojeni të plotë përgjigjen e Qemajl Mustafës dhënë rajonipress-it.
Po e sqaroj pozicionin tim në relacion me PDK dhe komunën time. Pas një margjinalizimi dhe persekutimi të pareshtur e të programuar mirë katërvjeçar (që në realitet ka fillue dy vite para përfundimit të mandatit të dytë si kryetar komune), tashti kohët e fundit, pas rezultatit dëshpërues të degës së PDK në Gjilan, ka lindë iniciativa për mundësinë e kthimit tim “në lojë”. Është akt tepër i vonuar pavarësisht që unë e konsideroj të sinqertë dhe e konsideroj si një “zgjuarje nga gjumi i gjatë” i strukturës së kësaj dege. Është iniciativë e njerëzve të moshës së re, të dashamirëve të degës, në të cilët, unë edhe besoj shumë. Kësaj dege i ka ndodhë mashtrimi i madh me imponimet që i ka bërë qendra përmes një rrjeti të sofistikuar rrenacakësh e manipuluesish të cilët e kanë zhvatur partinë e shtetin në të gjitha dimensionet. Atyre koha po ua qet bojën dhe tashmë nuk kanë prapa kujt të fshihen sepse me kokëfortësi dhe pa kalkulimet e duhura e kanë marrë “përgjegjësinë” për degën në Gjilan dhe për partinë si tërësi. Rezultati tepër i keq i demantoi premtimet e zotimet e tyre. Personalisht, mbetem anëtar joaktiv i PDK dhe plotësisht i demotivuar dhe i pamundur që të bëj më shumë për këtë degë dhe për komunën e Gjilanit. Aq më larg jam nga mundësia që të jem kandidat i saj për kryetar komune. Këtë e kam sqarue edhe para aktivistëve të degës të cilët më kanë kontaktue sikur edhe para qendrës përmes një deputeti e anëtari të kryesisë me të cilin kam folë gjërë e gjatë. Sinqerisht dhe shumë e falënderoj iniciativën e njerëzve që filluan me e pa mashtrimin që u ka ndodhur dhe që po e ndjejnë nevojën e domosdoshme për ndryshimet që duhet bërë. Kryetarët dhe përfaqësimet e nëndegëve i falënderoj veçanërisht për përkrahjen që (siç e kuptova) ma kanë bërë në shumicë. Ju premtoj që nuk do t`i zhgënjej pas datës së 22 Tetorit 2017 por deri atëherë jam përkrahës pasiv i degës dhe i kandidatëve të saj për këshilltarë në KK dhe për kryetar të komunës. Kaq janë mundësitë e mia sot. Është fat i keq i asaj komune se kush e udhëhoqi për këto katër vitet e fundit. Aq më i keq është ky fat nëse i njëjti njeri fuqizohet sërish ose, nëse vjen një tjetër kryetar pa përvojë në qeverisje e me mundësi të vogla menagjeriale. Megjithatë, unë e preferoj këtë të dytën nëse ekziston vullneti i plotë me e bë më të mirën për komunën. E kam thënë me dhjetëra herë “pa dashni nuk ndreqet as shpia e aq më pak komuna e shteti”. Po i dëgjoj do zëra të mbytur në moçalin e partisë (e që janë krijues të këtij moçali) se nuk bën me u kandidue ata që kanë probleme me ligjin. Janë pikërisht këta individë brenda grupeve kriminale të partive tona të cilët kanë bërë monafiki, kanë urdhëruar hetime, kanë bërë kallxime penale dhe aktakuza vetëm e vetëm që unë dhe ata 38 të tjerët në këto akuza, të mos jemi aktivë, të mos jemi konkurrentë. Tek e fundit ne nuk kemi asnjeri prej 39 vetave as pengesw ligjore po as faj pwr tu kandidue. Aq mw parw qw Gjykata e ka rrezue nw twrwsi kwtw aktakuzw tw shpifur e kriminale. Kemi vetëm përgjegjësi morale tw madhe bile para popullit. Këta individë e këto grupe nuk duan që ta prishin “harmoninë dhe idilën” e moçalit. Derisa mua padrejtësia, rrenat e lajkat e servilëve më kanë que në shtëpi për këto katër vite, ata, koha po i qon në shtëpi përfundimisht e pakthyeshëm. Është koha që reforma e thellë të nisë në PDK dhe kudo në shoqërinë e Kosovës. Këtë duhet ta bëjnë njerëzit e vullnetit të madh e të mirë për ta ruajtur imazhin e idesë fillestare programore të saj – themelimin dhe ngritjen e shtetit demokratik e zhvillimor të Kosovës. Njerëzit e ri në moshë duhet ta bëjnë këtë kthesë. Unë preferoj qysh tash që për kandidat për kryetar komune të përkrahet një i ri me dije për procesin në komunë. Janë së paku tre a katër emra të mirë që dega e PDK i ka aktivë në KK. Njëri nga ta duhet të jetë kandidati dhe pikë. Nuk është marre edhe me e humbë garë,n por mos lejoni ju struktura e PDK që ta vendosni dikend që ju koritë krejtë e që nuk din as me e bë garën. U priftë e mbara në këtë punë sfiduese e me rëndësi të veçantë ka thënë Mustafa./rajonipress/


