Shumë ekipe pas Ajetit
Albian Ajeti është bërë protagonist kryesor në mediet italiane. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, i cili mbron ngjyrat e fanellës kuqezi, aktivizohet te skuadra e të rinjve të Baselit, teksa hera-herës është grumbulluar edhe me ekipin e parë. Kjo gjë ka shtuar “oreksin” e disa klubeve italiane, të cilat janë duke monitoruar ecurinë e lojtarit.
Lajmi është konfirmuar nga “toro.it”, sipas së cilës, në rast të blerjes së kartonit të Ajetit, atëherë çdo klub do të bënte një lëvizje shumë të mirë. “Kush dëshiron ta marrë këtë lojtar do duhet që të shpejtojë, pasi ndaj tij po afrohen ‘peshkaqenët”, shkruante dje kjo media.


