Eko Higjiena

Shumë ekipe kërkojnë Abrashin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar Amir Abrashi po kërkohet nga skuadrat më të fuqishme në Zvicër, si edhe skuadra jashtë këtij vendi, ka njoftuar të hënën sajti “fussball.ch”.

Abrashi 24-vjeçar ka edhe një vit kontratë me Grasshopperin, por shërbimet e tij i kërkojnë dy skuadrat zvicerane që financiarisht qëndrojnë më së miri, Baseli dhe Young Boysi.

Fundamenti

Sipas sajtit zviceran, nuk përjashtohet mundësia që reprezentuesi i Shqipërisë të lëvizë në verë për një dëmshpërblim të përshtatshëm.

Abrashi është përcjellë edhe nga Lazio dhe Hertha Berlini. Ai vlerësohet ndër mesfushorët defensiv më të mirë në Zvicër./KOHA.net/