United Hospital

Shukri Ymeri: Librat ishin dhuratë dhe jo kontrabandë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Drejtori i Shkollës fillore “Zenel Ajdini” në Raincë, Shukri Ymeri, ka demantuar deklaratën e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq i cili ditë më parë kishte thënë se librat e konfiskuara në këtë shkollë ishin kontrabandë.

“Nuk kemi të bëjmë me kontrabandë të librit, këto libra janë donacion, falas kanë ardh dhe falas ishte planifikuar të shpërndaheshin në tërë komunën e Preshevës. Prandaj e demantojë një lajm të tillë, nuk ka të bëjë me kontrabandë”, deklaroi për TV Preshevën drejtori i shkollës Shukri Ymeri, duke hedhur poshtë pohimet e Stankoviqit.

ARKATANA

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kishte thënë “se dikush ka tentuar që t’i kontrabandojë mbi 6.000 tekste në gjuhën shqipe dhe t’ua ndaj fëmijëve nga klasa e parë deri në të katërtën të shkollës fillore. Këto libra janë konfiskuar sepse është shkelur ligji, ndërkohë që nuk ka ekzistuar kurrfarë dokumenti përcjellës”./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.