RCCOLA

Shuhet Larry Rossin, miku i madh i Kosovës

/ 1 minutë lexim

Ka vdekur në moshën 59 vjeçare Larry Rossin, shefi i parë i Misionit të SHBA-ve në Kosovë dhe mik i madh i shqiptarëve.

Familja Rossin ka njoftuar se ai ka vdekur në shtëpinë e tij në mëngjesin e së shtunës, i rrethuar me familjar.

Rossin e kishte hapur Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë në korrik të vitit 1999, duke qenë në krye të saj deri në shkurt të vitit 2000.

Mobi Casa

Ai ishte përgjegjës për koordinimin e të gjitha iniciativave të SHBA-ve në Kosovë duke përfshirë edhe bashkëpunimin me UNMIK-un, forcat e NATO-s (KFOR) dhe liderët politik kosovarë të asaj kohe.

Rossin ishte një kohë edhe zv/shef i UNMIK-ut. Ai u zëvendësua në këtë post më 19 prill të vitit 2006 nga bashkëkombësi i tij, Steven Schook.

Rossin po ashtu ishte edhe zëvendëssekretar i përgjithshëm për operacione, në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s.