Shtylla që rrezikon banorët, KEDS-i hesht dhe nuk intervenon për gjashtë muaj
Gjilan – Kjo shtyllë elektrike edhe pse ndodhet e shtrirë dhe paraqet rrezik për banorët, KEDS-i nuk e ka parë të udhës të intervenojë tash e gjashtë muaj.
Kjo shtyllë elektrike që ndodhet në fshatin Stublinë nuk e ka penguar KEDS-in që ta rregulloj dhe të eliminojë rrezikun për banorët e atjeshëm.
Banorët i thanë rajonipress se ka gjashtë muaj që kanë kërkuar nga KEDS-i që të intervenojë dhe ta evitojë rrezikun, por këta të fundit nuk e kanë parë të udhës që ta bëjnë një gjë të tillë.
Banorët lokal thonë se kjo shtyllë paraqet rrezik të lartë sepse ndodhet shumë afër shtëpive të banuara./rajonipress/


