Shtretër dhe pajisje shëndetësore për Kamenicës nga shoqata “Busavata”
Kamenicë – Ky donacion është dhuruar nga Shoqata Humanitare “Busavata” e përfaqësuar nga bashkatdhetari Asllan Maliqi.
I pari i komunës Qëndron Kastrati duke falënderuar Shoqatën Humanitare Busavata ka thënë se diaspora çdoherë ndihmon me pajisje e mjete të cilat janë në shërbim të qytetarëve.
“Sot pranuam donacionin me shtretër dhe karriga për shëndetësinë. Është diaspora jonë ajo që vazhdimisht po na del në ndihmë me pajisje e mjete të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës. Për donacionin në fjalë falendërojmë jashtëzakonisht shumë bashkatdhetarin tonë Asllan Maliqi dhe Shoqatën Humanitare Busavata, e që nuk është hera e parë që po sjellin donacione”, është shprehur ai./rajonipress/