Uji Dea

Shtrenjtohen buka, qumështi, djathi dhe vezët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK çmimet e konsumit janë rritur për 1,5% vjetore dhe 0,7% mujore.

Çmimet e produkteve përsëri kanë shënuar rritje në vendin tonë.

FITORJA

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,5 % në muajin Janar 2025 krahasuar me muajin Janar 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,6%), vajrat dhe yndyrat (8,3%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,1%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,4%), shërbimet financiare (5,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,1%), mishi (4,6%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,0%), pijet alkoolike (3,9%), qumështi, djathi dhe vezët (3,0%), veshje (2,9%), duhani (2,9%), perimet (2,5%), kujdesi personal (2,5%), buka dhe drithërat (2,1%) dhe shërbimet hoteliere (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,1 për qind në IHÇK-it.”, ka bërë të ditur ASK.

Po ashtu edhe krahasimi mes një muaji, si janar 2025 dhe dhjetor 2024 tregon se rritje ka pasur për 0,7 %“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin Janar 2025 krahasuar me muajin Dhjetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (5,2%), energjia elektrike (2,8%), duhani (2,5%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (2,3%), kafja, çaji dhe kakao (1,9%), mishi (1,8%), pemët (1,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,0%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (0,6%) dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it”.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-6,6%), biletat e fluturimeve (-5,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,2%) dhe blerja e automjeteve (-1,9%).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.