Uji Dea

Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.

“Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.

Eco Higjiena

Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 i datës 17.05.2022 dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative A. Nr. 656/22 i datës 08.04. 2022, ashtu që refuzohet si e pa bazuar kërkesa-propozimi i paditësit Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji, me nr. prot. 077/2022 të datës 16.02.2022, deri në vendosjen sipas padisë me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.