Shtrenjtimi i rrymës moszgjidhje e problemit

Korporata Energjetike e Kosovës dhe KEDS kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë edhe një rritje të çmimit të energjisë për shkak të krizës energjetike që është duke u përballur Kosova. Mirëpo rritjen e çmimit, njohësit e ekonomisë e konsiderojnë ngarkesë për konsumatorët dhe jo tejkalim i problemit.
Eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu, thotë se tash Kosova është në mes të krizës energjetike, që më vonë mund të përkeqësohet. Sipas tij dalja nga kriza duhet të bëhet përmes krijimit të qeverisë së re.
“Është rrit çmimi për 5 për qind, dhe edhe nëse rritet edhe për 5 për qind nuk tejkalohet kriza, sepse problemi është se a do të ketë rrymë. Prapë rrymë s’ke dhe kjo nuk është zgjidhja. Kjo vetëm sa e varfëron popullin më tepër. Shtrenjtimi nuk sjell rrymë. Zgjidhja është që qeveria e re të formohet sa më parë dhe të caktohen njerëzit për ta kapërcyer këtë krizë sa më parë, sepse tash ende nuk jemi në krizë, por në mes të krizës dhe do të vjen krizë edhe më e madhe”, thotë Kurshumliu për gazetën Tribuna…(Tribuna).