RCCOLA

Shtrenjtimi i rrymës kritikohet nga qytetarët; Albini po na e bënë jetën të pamundshme në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qytetarë e asamblist gjilanas akuzojnë Qeverinë Kurti se po e bënë të pamundur jetën në Kosovë. Qeveria e ndryshimit po na çon drejt katastrofës humanitare shprehet Kushtrim Kadriu.

Shtrenjtimi i rrymës që parashihet të jetësohet nga muaji prill po kritikohet me të madhe nga qytetarët gjilanas dhe asambleistët. Shtrenjtimi i rrymës sipas tyre e bënë edhe më të rëndë jetën financiare.

Musliu një qytetar gjilanas mendon se Qeveria Kurti po do ta gjunjëzojë popullin që mos ti bije të mendojë e flas për asgjë.”Boll kemi telashe tjera dhe ka mjaft defekte në çdo sektor, por kjo e rrymës nuk është pritur në këto momente të rënda sociale për qytetarin” shprehet Musliu.

UBT

Basria një qytetar tjetër thotë se Qeveria në vend se të merret me Trustin dhe të ndihmojë qytetarët, ajo ngritë çmimin e rrymës dhe na vështirëson edhe më shumë jetën.”Kjo është një thikë edhe më shumë për popullin sepse të paguash rrymë 100 euro në muaj është vërtet tepër shumë, po ky është ndryshimi që e kemi kërkuar dhe po e provojmë në kurriz tonin” shprehet me ironi Basria.

Asamblisti nga LDK-ja Kushtrim Kadriu në një postim në rrjetet sociale ka shkruar: “Po e shtrejtoni rrymën edhe njëherë a? Tash po iu duhen edhe 15% a?
Po ku jeni o të “majtë” që doni me na ba jetën të pamundshme në Kosovë?
Ku jeni oj qeveria e “ndryshimit” që po na çon drejt katastrofës humanitare?
Qysh ia keni qitë rrethin o Kmerët e Kuq” ka shkruar Kadriu./rajonipress/