FITORJA

Shtrenjtimi i duhanit rrit kontrabandën

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritje të akcizës në duhan me gjasë do të përcillet me rritje të kontrabandës së cigareve në vend.

Ky paralajmërim vjen nga ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, përpos planifikimeve për mbushje të buxhetit nga rritja e akcizës, mund të ketë edhe efekte negative në të hyrat doganore si pasojë e kontrabandës.

Në anën tjetër, zyrtarë të Doganave të Kosovës thonë se aktualisht kontrabanda me cigare është në shkallë minimale.
Adriatik Satvileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se vlerësohet se në tregun kosovar nuk ka me shumë se 6% te duhanit të kontrabanduar.

“Sidoqoftë gjate 10 viteve te fundit akciza e duhanit është ngritur vazhdimisht, kurse Dogana me sukses ka arritur të zvogëlojë dukurinë e kontrabandës”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk paraqet problem ngritja e akcizës në kuptimin e mbledhjes se taksave, apo rritjes se kontrabandës. Vetëm gjatë periudhës janar-korrik 2013, sipas Stavilecit, janë ndaluar nga Dogana rreth 271, 780 copë cigare pa banderola.E të gjitha këto, sipas tij, kryesisht janë kapur duke u futur nga Veriu i Kosovës.

Sipas statistikave të doganës së Kosovës, gjatë vitit 2012 janë importuar mbi 3.2 milionë kilogram cigare, baza doganore e të cilave ka qenë rreth 60 milionë euro.

Ndërsa për këtë import janë paguar taksa në kufi në vlerë prej 116.6 milionë euro, përkatësisht 86.7 milionë euro janë grumbulluar nga akciza në cigare, 24 milionë euro nga Tatimi në Vlerën e Shtuar(TVSH) dhe 5.6 milionë euro nga dogana.
Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike në vend, ka thënë se po qe se nuk ka një nivelim te akcizës me vendet e rajonit, atëherë mund të ketë kontrabandë prej një vendi në vendin tjetër.

Sipas Rexhepit, akciza në duhan dhe në cigare nuk është burim aq i rëndësishëm në krijimin e të hyrave për buxhet. Megjithatë, kjo ngritje, sipas tij, rëndon mbi qytetarët – duhanxhinjtë, meqenëse cigaret do t’i paguajnë më shtrenjtë, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës është në hall për para mund të ketë edhe rritje të akcizave ndaj mallrave të tjera. “Nëse kjo ndodh, ta zëmë me karburantet, atëherë çështja bëhet më serioze, meqenëse ky mund të jetë gjenerator edhe për shtrenjtime të tjera”, ka thënë ai. Ngjashëm mendon edhe Muhamet Sadiku, nga Riinivest, i cili tha se mallrat me akciza të larta, ashtu- kështu janë projekt i kontrabandës. Sipas Sadikut, rritja e ngritja e normës së akcizës së duhanit është bërë për arsye të premtimit të kryeministrit në lidhje me rritjen e pagave.

Hidromorava

“Kjo gjë është bërë për arsye se duhet përmbushur premtimet që janë bërë në lidhje me rritjen e pagave, këtë e kanë bërë duke rritur akcizën. Sepse Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë kufizimet, të dhënat e shpenzimeve qeveritare dhe qeveria është e obliguar që t’i respektojë ato të dhëna. Si e tillë qeveria po bën përpjekje që këto shpenzime t’i bartë duke ngritur akcizën e t’i bartë tek konsumatorët e vendit”, ka thënë ai. E që sipas tij, të fundit që do ta pësojnë janë konsumatorët, kjo do të varfërojë bazën e bizneseve.

Ndërkaq, Agron Demi, drejtor ekzekutiv në Institutin Gap, ka thënë se ngritja e akcizës në produktet e luksit, siç është akciza në duhan, është “tatimi i mirë” siç e quan ai. Por, sipas tij, në vendet si Kosova me nivel të lartë të kontrabandës, ngritja e akcizës nëse nuk shoqërohet me masa më të rrepta të kontrollit kufitar, mund të rrisë kontrabandën, ngase tregtarët tani do të kenë motive shtesë për të ndërmarrë veprime të tilla.” Mundësia për kontrabandim rritet nëse duhani në Kosovë arrin nivele më të larta se sa në vendet e rajonit. Ligji i ri për duhanin ndalon ekspozimin e produkteve të duhanit dhe rrjedhimisht e bën më të lehtë shitjen e produkteve të kontrabanduara dhe pa banderola”, ka thënë ai. .

Andaj, sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës duhet të shoqërohet edhe me masa shtesë mbi luftimin e kontrabandës. “Vendimi i Qeverisë do të duhej të përmbante edhe një analizë sipas së cilës sa synohet të ngritën të hyrat buxhetore nga ngritja e akcizës dhe cilat do të jenë dobitë dhe mangësitë e një vendimi të tillë”, ka thënë ndër të tjerash Demi. Si mangësi të këtij vendimi do të jenë mundësia e shkurtimit të vendeve të punës në kompanitë që merren me tregtimin dhe shitjen e produkteve të duhanit, ka thënë ai.

Edhe Musa Limani, njohës i rrethanave ekonomike në vend, është shprehur i bindur që me rritjen e akcizës së duhanit, do të rritet së bashku me të edhe kontrabanda në vend. . “Normalisht që me rritjen e akcizës do rritet kontrabanda, krimi i organizuar”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se instrumentet e politikës fiskale paraqesin kategori shumë interesante për zbatimin e politikës ekonomike të një vendi. Mirëpo, sipas tij, këto instrumente në Kosovë deri më tani që janë zbatuar, duke përfshirë doganën, akcizën, TVSh-në, nuk kanë qenë sa duhet në funksion të zhvillimit të biznesit vendor, përkatësisht të ekonomisë së Kosovës. Limani, sikurse Sadiku thotë se ngritja e normës së akcizës së duhanit është bërë për arsye se duhet përmbushur të ardhurat buxhetore, në mënyrë që kryeministri të mbajë fjalën për rritjen e pagave të premtuara.

“Ngritja e akcizës së duhanit, e që në ndërkohë do të bëhen edhe ngritje të tjera për produktet tjera, u bë pikërisht pas deklarimit të kryeministrit për rritjen e pagave. Mendoj që kjo ka të bëjë me ngritjen e pagave, sepse që tani duan të krijojnë të ardhura buxhetore në mundësi të rritjes së pagave, siç ka premtuar kryeministri”, tha ndër të tjera Limani.

Ndërsa Avni Zogiani, nga organizata “Çohu”, e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me ngritjen e akcizës në duhan. Ngase sipas tij, një gjë e tillë do të zvogëlojë mundësinë e njerëzve për ta konsumuar atë. ”Kontrabanda nuk është domosdoshmërisht e lidhur me akcizën. Por mendoj se akciza në duhan duhet ngritur shumë më tepër sepse ngritja e akcizës në duhan zvogëlon mundësinë e njerëzve për ta konsumuar atë, gjë që kontribuon direkt në shëndetin publik”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.