Eko Higjiena

Shtohen akuzat ndaj qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Partia e Drejtësisë dega në Gjilan reagon lidhur me mospagesat e punëtorëve të pastrimit në Institucionet publike të Komunës së Gjilanit. Ajo përmes komisionit për çështje sociale ka bërë të ditur se punëtorët e pastrimit në Institucionet publike e që janë të punësuar në sektorin privat, tashmë disa muaj nuk janë paguar për punën e tyre. Ky keqmenaxhim me pagesat e kësaj kategorie shumë të rëndësishme të qytetarëve tanë, duhet urgjentisht të adresohet, dhe pagat të jenë në llogaritë e tyre bankare për të cilat edhe kanë kryer obligimet si punëmarrës thuhet në reagim.

Uji Dea

“Partia e Drejtësisë kërkon që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem në mes kompanive të pastrimit dhe Komunës së Gjilanit, dhe punëtorët mos të bartin pasojat e kësaj katrahure të panevojshme. Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, edhe pse nuk është pjesë e asamblesë komunale, është duke përcjellë me kujdes zhvillimet në Komunën e Gjilanit, sidomos në disa digasterë që prekin direkt mirëqenien e qytetarëve” thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë nga Komisioni për çështje sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.