Shtinë me armë në drejtim të personit të pa njohur, i konfiskohet pushka e gjuetisë

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar kishte shtënë me armë zjarri në ajër pasi që i njëjti kishte vërejtur një person të panjohur në afërsi të shtëpisë së tij i cili ka ikur në drejtim të panjohur njoftoj policia e Kosovës.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie GA me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/