HW

Shtigjet e vjetra (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
HW

Më nuk ua kam besën mendimeve të mëdha e as ëndrrave premtuese. Ndoshta pse s’më thonë gjë fjalët e lëruara nga mendje të panjohura.

Të tilla janë edhe ëndrrat, nga të cilat disa herë zgjohem i llahtarisur e shpirtin ma mundojnë do pamje të errëta.

E ç’faj kam unë kur nis e shteret edhe zemra!? Fundja, ç’faj kanë edhe hijet që enden do pasmesnatave të frikshme, kur vetja ime shfaqet me lot në faqe.

Më s’ka rëndësi a do të gjenden shtigje të reja, a do të rrihen shtigjet e vjetra, a do të gjejë shërim mendja e sëmurë, e cila, edhe kur do, nuk arrin askund.

UBT

Fundja, nuk më thotë gjë as për pambarimi i gjumit të lodhshëm, i cili ma ka humbur fijen e lëmshit e as që e kisha në dorë.

Vetëm malli, me sa po shihet, ishte, është dhe do të mbetet imi, kurse fjalët e brishta, që s’i kap do me zemrën e lodhur, duket se janë plakur, edhe pse nuk dorëzohen kurrë. . .

Ramadan Mehmeti
Nga libri: PAMJET E HUMBURA TË LOJËS

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.