Eko Higjiena

Shteti po gllabërohet nga SHIK-u

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi, ka alarmuar për tendencat që institucioni i inteligjencës të bjerë në duart e pushtetit.

Gjatë një interviste për “Tribunën”, ai ka thënë se PDK-ja nëpërmjet SHIK-ut dëshiron t’i futë duart edhe në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

“Fakti që ata i kanë sjellë dy ish-agjentët e SHIK-ut në komisionin e Kuvendit, për mua e bën më të vështirë punën për ruajtjen e AKI-së”, ka vlerësuar Krasniqi.

Uji Dea

Ai ka treguar se nuk ka hequr dorë nga iniciativa e tij për krijimin e një komisioni parlamentar hetimor për këtë organizatë.

Krasniqi ka rrëfyer edhe për vështirësitë që po has në grumbullimin e nënshkrimeve nga deputetët për ngritjen e një komisioni të tillën.

“Unë nuk kam plan ta ndal aktivitetin tim për hetimin e SHIK-ut. Duhet të bëhet e qartë se pa hetimin e këtyre organizatave nuk mund të zbulohen vrasjet politike e krimet e rënda ekonomike. Nuk mund të zbulohet asgjë e keqe që i ka ndodhur vendit”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.