Fundamenti

Shteti në hall me “xhihadistët”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një ide që Kosova, Maqedonia e Shqipëria bashkërisht ta rregullojnë çështjen e qytetarëve që shkojnë në luftën e Sirisë, nuk është jetësuar asnjëherë. Në diskutimet që kanë ndodhur vitin e kaluar është shqyrtuar një ide që të hartohet një ligj që do ta paraqiste shkuarjen në një luftë të huaj pa ftesën e shtetit, si mungesë lojaliteti ndaj republikës dhe si e tillë të ndiqej si vepër penale, ose të hartohej një amendament që mbi të njëjtën bazë të arsyetimeve do t`ua hiqte nënshtetësinë atyre që e bëjnë këtë veprim.

Pavarësisht diskutimeve, iniciativa nuk është jetësuar. Prej atëherë institucionet e Kosovës nuk e dinë se çfarë duhet të ndodhë me 80 deri në 150 kosovarët që po luftojnë në Siri. Disa prej tyre mendohet se janë vrarë në përleshjet që po ndodhin mes dy fraksioneve të afërta me Al Kaidën dhe Aleancës Opozitare.

ARKATANA

Ndonëse edhe fraksionet e lartpërmendura e edhe forcat opozitare luftojnë kundër presidentit Bashar Al Assad, rebelët sirianë kanë marrë një aksion pastrimi të lëvizjes së tyre nga elementët e afërt me Al Kaidën.

Luftëtarët e huaj e edhe ata kosovarë, sipas burimeve, janë pjesë e fraksioneve që po luftohen nga çlirimtarët sirianë. Si rezultat i kësaj, ata kanë ekzekutuar të paktën 34 luftëtarë të huaj. Ekzekutimet janë bërë në dy rajonet ku luftojnë edhe shqiptarë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.