KKVITI

Shteti ku gjakmarrja është gjallë

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Kodi, apo Kanuli i Lekë Dukagjinit, ka ekzistuar në Shqipëri për 500 vjet, por ndoshta daton që nga epoka e bronzit. Gjatë viteve të fundit, në periudhën e demokracisë, Kanuni ka përjetuar një ringjallje, kryesisht në veri të Shqipërisë.

Komiteti për Pajtim Kombëtar vlerëson se rreh 10 mijë raste të gjakmarrjes kanë dalë në sipërfaqe në Shqipëri, që nga fillimi i viteve të 90-ta dhe se 1600 familje po fshehën, me qëllim që të mos bëhen viktima të drejtësisë së vigjilencës.

Aurora Kodra, 16-vjecarja me buzëqeshje sa ironike aq edhe të trashë dhe syzet që i mbulojnë pjesën më të madhe të syve, nuk mund të largohet si gjithë bashkëmoshatarët nga shtëpia e saj, në zonën qendrore të Shkodrës. Jeta e saj do të rrezikohej ngado që të shkonte, për shkak të një konflikti të vjetër, me një familje të zonës.

Gratë e reja kishin qenë gjithmonë të përjashtuara nga kodit i lashtë i hakmarrjes, i njohur si Kanuni, i cili zbatohet ende në malet gati të padepërtueshme të këtij kombi të vogël në detin Adriatik, por historia e Aurorës ndryshoi, pasi familja e saj hyri në zinxhirin e hekurt të gjakmarrjes, pas vrasjes së Marie Qukaj 17 vjeç.

Dorasit vranë Qukajn dhe gjyshin e saj, përderisa po korrnin grurin në fermën e tyre, në rajonin e Dukagjinit. Familjet ishin grindur për të drejtat për ujitje dhe përderisa vrasje e një mashkulli sipas kodit do të ishte konsideruar si e duhur, vrasje e një vajze të familje ishte një vijë, e cila nuk ishte tejkaluar asnjëherë.

“Problemi me gjakmarrjen sot është se njerëzit e përdorin interpretimin e tyre personal të Kanunit, për t’iu shërbyer nevojave të tyre”, thotë Gjin Marku, drejtor i Komitetit Kombëtarë për Pajtim, i cili tenton të parandalojë gjakmarrjen.

“Ata po abuzojnë ligjet, në vend se të respektojnë skriptin burimor dhe kjo është arsyeja se pse femrat e reja, si Maria, po vihen në shënjestër. Ky është një problem shumë i madh për ne”, thotë Marku.

Kodi, apo Kanuli i Lekë Dukagjinit, ka ekzistuar në Shqipëri për 500 vjet, por ndoshta daton që nga epoka e bronzit. Versioni shqiptar është krijuar në shekullin e 15-të nga Lekë Dukagjini, një princ shqiptarë, i cili hartoi kodin duke u bazuar në një numër të ligjeve tradicionale, të cilat janë përcjellë gojarisht për qindra vjet me radhë. I respektuar gjerësisht në të gjithë vendin, teksti i Kanunit u ndalua si ligj, në kohën kur komunistët qeverisën Shqipërinë, në vitet e 70-ta dhe të 80-ta. Gjatë viteve të fundit, në periudhën e demokracisë, Kanuni ka përjetuar një ringjallje, kryesisht në veri të Shqipërisë.

Në një shtet pa gjykata efektive dhe ky qeveria konsiderohet si e korruptuar, Kanuni për shumë njerëz vazhdon të shërbejë si Kushtetutë jozyrtare, thonë ekspertët. Është kjo një formë e drejtësisë “sy për sy”, e cila nxit vrasjet e nderit për shkak të grindjeve për tokë, e gjithashtu edhe për dhunim dhe vrasje.

Si rezultat, Kanuni ka lënë në konflikt familjet e armiqësuara, konflikte këto që shtrihen me dekada dhe ka vrarë gjenerata të tëra, thotë Marku.

Komiteti për Pajtim Kombëtar vlerëson se rreh 10 mijë raste të gjakmarrjes kanë dalë në sipërfaqe në Shqipëri, që nga fillimi i viteve të 90-ta dhe se 1600 familje po fshehën, me qëllim që të mos bëhen viktima të drejtësisë së vigjilencës.

Eco Higjiena

Sipas tekstit të Kanunit, njeriu mund të vritet vetëm jashtë mureve të shtëpisë së tij. Si rezultat, meshkujt që kanë vrarë shpesh fshehën apo në disa raste, arrestohen nga shteti. Në mungesë të tyre, djemtë më të mëdhenj marrin përsipër përgjegjësinë për konfliktin, shpesh duke u shndërruar në të burgosur në shtëpitë e tyre, të paaftë për të studiuar apo për të zhvilluar një jetë normale.

Femrat zëvendësojnë bashkëshortët e tyre, duke u shndërruar në personin që e mban shtëpinë me bukë.

Familja Kodra për herë të parë u zhyt në hakmarrje, për shkak të blerjes së një prone, e cila nuk shkoi si duhet me familjen Mataj nga fshati fqinj. Armiqësia filloi në vitin 1940 dhe qëndroi e fjetur gjatë pushtetit komunist, por hakmarrja rifilloi, pas vrasjes të një anëtari të familjes Kodra.

Për 10 vjet me radhë, nëna e Aurora Kodrës, Shpresa, një inxhiniere, siguroi të ardhurat për familjen. Babai i Aurorës, për shkak se frikësohet për jetën e tij, nuk largohet nga shtëpia. Vëllai i saj 20 vjeçar është arratisur në Suedi, për të kërkuar azil.

Kanuni nuk është paraparë që të trimërojë armiqësitë shumëvjeçare dhe teksti i tij ofron edhe ndërmjetësimin e konflikteve-por sa më thellë që të udhëtosh në male, aq më shumë njerëz mbështetën në interpretimet e tyre personale për atë se çfarë nënkupton Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Edhe pse BE-ja nuk ka thënë se Kanuni është arsyeja se pse ende nuk është miratuar aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim, mangësitë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në respektimin e të drejtave të njeriut janë identifikuar në raportin e BE-së në vitin 2010 si arsyet kryesore të mohimit të anëtarësimit.

Marku psherëtin, para se ti përgjigjet pyetjet se a do të arrijë ndonjëherë sundimi i ligjit në këto rajone. Ai thotë se Kanuni mund të funksionojë si kod i drejtësisë.

“Besoj se kur Kanuni i vërtetë të sundojë sërish vendin tonë, ne do të jemi të lirë”, thotë ai.

Në ndërkohë, prindërit e Aurorës nuk e lejojnë atë që të del jashtë shtëpisë. Ajo ditët i kalon duke lexuar në Internet, duke shikuar televizor apo duke lexuar libra, në dhomën e saj të vogël në katin e dytë.

“Kam miq, por jo ata të cilët i kam pasur më herët. E dini, kur largësia thellohet, edhe dashuria gradualisht zbehet, përderisa të zhduket në tërësi”, thotë Aurora.

(USA Today)