UBT

“Shtëpia në ankand”, spektakël i rrallë i dramaturgjisë shqiptare

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nata e katërt e Festivalit të Dramës Shqipe, “Talia e Flakës”, një nga shtyllat kryesore të manifestimit tradicional kulturor e mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit”, solli në skenën e talias, shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Shtëpia në ankand”, e cila nga kritikët e teatrit u vlerësua si një nga shfaqjet më të mira të teatrove dhe dramaturgjisë shqiptare.

“Shtëpia në ankand”, që simbolizonte Kosovën, është punuar sipas teksti dhe regjisë së Fadil Hysajt, ku me rolet e tyre u paraqitën, Adem Zhitopotoku, Zethane Gimolli, Afrim Kasapolli, Ard Islami, Shpejtim Kastrati, Vedat Haxhiislami, Kremtim Krasniqi, Driada Matoshi, sheqeria Buçaj, Luan Daka, Igballe Qena, Alban Makolli, Muhamed Arifi, Naim Bekteshi, Asllan Hasaj dhe Vigan Nuza, kurse skenografia nga Nuhi Hysaj e muzika nga Alban Makolli e Ilir Osmani.

Shfaqja trajton një temë aktuale, duke paraqitur një familje kosovare në kohën e pasluftës me hallet dhe problemet e saja të shumta dhe një ndërkombëtar që vjen të banojë aty për herë të dytë, një realitet të hidhur të shoqërisë sonë.

Kritika e vlerësoi shfaqjen si një nga më të mirat të teatrove shqiptare, tekstin, regjinë, lojën e mirë të aktorëve dhe skenën madhore të saj e cila përcolli shqetësimin e regjisorit tek publiku, duke e mbajtur atë gjatë gjithë kohës në vëmendje.

Selajdin Salihu, kritik i teatrit, e vlerësoi shfaqjen si realizim shumë të mirë në çdo aspekt, duke theksuar se lë mbresa teksti, regjia e loja e aktorëve, veçmas loja e Ard Islamit, që ishte kulmi i shfaqjes. “Kjo shtëpi në ankand, është përditshmëria jonë dhe më shumë”, tha Salihu, duke theksuar se aty kapen detaje, nuance të një shoqërie të shpërfytyruar dhe sipas tij, shfaqja na mundësoi ta njohim edhe më mirë realitetin.

Kritiku tjetër i teatrit, Josif Papagjoni e vlerësoi shfaqjen si një nga më të bukurat të teatrove shqiptare. ‘ishte një dramë e ashpër, e guximshme, e vrazhdë e cila përpiqet ta thotë të vërtetën”, tha Papagjoni, duke theksuar se ajo i qaset shumë mirë realitetit i cili në fakt është ky realitet i hidhur dhe shumë i vrazhdë. Sipas tij, drama dha një afresk komik e tragjik të Kosovës dhe se aty ka përplasje mes pikëpamjeve ndaj realitetit ku jetojmë, të qëndrimeve morale dhe paraqitje të situatave të fuqishme dramatike. Ai vlerësoi edhe lojën shumë të mirë të aktorëve që vepruan si një ansambël.

Fundamenti

Edhe kritiku, Nebi Islami, tha se ky tekst, është një ndër tekstet më të bukura të dramaturgjisë shqiptare, kurse shfaqja një spektakël i madh, që paraqet jetën e brezave në realitetin tonë. Ajo na mbajt pezull gjatë gjithë kohës, duke paraqitur një realitet të vrazhdë, por së fundi edhe një shpresë të madhe nga brezi i ri.

Autori dhe regjisori i shfaqjes, Fadil Hysaj, tha se shfaqja paraqet realitetin e një familje kosovare, që simbolizon Kosovën, duke theksuar se realiteti ynë para dhe pas pavarësisë nuk ndryshoi fare. “jam munduar ta shoh Kosovën si një shtëpi me gjithë ato personazhe dhe një ndërkombëtar të vendosur aty që vjen nga një vend që nuk na ka njohur”, tha Hysaj dhe shtoi se është munduar që aty të mos fusë politikë për aq sa ka qenë e mundur, duke shtuar se aty janë përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë sonë dhe shprehu besimin që nga reagimet shfaqja e ka arritur qëllimin.

Ai e vlerësoi shfaqjen si natyraliste e cila tregon një shtëpi në ankand, pra Kosova në ankand publik. Fatkeqësisht pas luftës me ne merret gjithkush e ne më së paku me veten tonë, tha Hysaj, duke shtuar se arti ka për detyrë të ndrisë dilema dhe jo të ofrojë zgjidhje.

Shfaqja u vlerësua lart edhe nga kritiku, Jahi Jahiu, Arian Krasniqi-dramaturg, Agron Gërguri-dramaturg, Avni Shkodra- aktor dhe sidomos nga publiku me reagimet tij dhe duartrokitjet e gjata.

Të mërkurën në mesditë sipas programit, dramaturgu, Arian Krasniqi, mban ligjëratë për aspekte të ndryshme të dramaturgjisë, derisa në mbrëmje që është nata finale, jepet shfaqja “14 vjeç dhëndër”, sipas motiveve të Çajupit, kurse pas shfaqjes, bëhet ndarja e çmimeve pasi “Talia e Flakës” ka karakter garues si dhe bëhet mbyllja e Festivalit të Dramës Shqipe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.