ARKATANA

Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut bëhet Akademi Diplomatike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Punëve të Jashtme, shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut, do të jetë selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës me seli në Prizren.

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i jap Akademisë Diplomatike të Kosovës, një objekt me vlera historike në këtë qytet. Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Punëve të Jashtme, ish- shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut, do të jetë selia e Akademisë Diplomatike.

“Vendimi është marrë unanimisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i paraprirë edhe nga një vendim i Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Prizreni, që objekti në fjalë t’i jepet në pronësi të përhershme Akademisë Diplomatike”, thuhet në një njoftim.

Objekti në fjalë, siç thuhet, përmban vlera të veçanta arkitekturore dhe historike, ndërsa pronari i parë i saj, Shuaip Pashë Spahiu, ka qenë një ndër personalitetet e shquara që ka marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shërbyer edhe si ministër i Financave në Qeverisë e Lidhjes së Prizrenit.

“Vendimi në fjalë është hap shumë i rëndësishëm në konsolidimin e gjithanshëm të Akademisë Diplomatike të Kosovës”, konsideron MPJ.

Uji Dea

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm vendimin e Komunës së Prizrenit për dhënien e këtij objekti për Akademisë Diplomatike, duke shprehur mbështetjen e tij për punën e mëtutjeshme të Akademisë.

“Është vizion i Qeverisë së Kosovës që Prizreni të jetë një qendër e rëndësishme e institucioneve shtetërore të Kosovës, dhe pas themelimit të Universitetit të Prizrenit, Akademia Diplomatike është institucioni i dytë i rëndësisë së veçantë që vendoset në këtë qytet”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Albert Prenkaj, duke falënderuar Komunën e Prizrenit për këtë vendim, e ka quajtur historik për Akademinë Diplomatike të Kosovës.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Akademisë Diplomatike, ky vendim përbën një kontribut shumë të madh për funksionalizimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës”, ka thënë Prenkaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.