FITORJA

Shtëpia e Bardhë vlen 110 milionë dollarë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

1600 Pennsylvania Avenue, Washington D.C. Kjo është adresa më e lakmuar për momentin në Shtetet e Bashkuara. Për t’u vendosur aty, Mitt Romney, kandidati pothuaj i sigurt i republikanëve për zgjedhjet presidenciale amerikane, duhet ta nxjerrë nga aty konakarin aktual Barack Obama, i cili dëshiron ta zgjatë edhe për katër vjet pronësinë mbi të.

Mirëpo, sa vlen në të vërtetë Shtëpia e Bardhë në tregun e patundshmërive?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, agjencia e patundshmërive “Movoto” ka vendosur të kërkojë ndihmën e ekspertit të patundshmërive Jason Koitz, i cili do ta vlerësonte çmimin e ndërtesës më emblematike të kryeqytetit federal, njofton faqja e internetit “Politico”.

Duke u bazuar në një studim të çmimeve të tregut të të mirave luksoze në zonën e Washington D.C., eksperti përmend çmimin prej 110 milionë dollarësh. “Duke pasur parasysh sipërfaqen dhe vendndodhjen e saj, çmimi i tregut për një pasuri të këtij lloji do të sillej në rreth 100 milionë dollarë. Do të thosha më shumë 110-115 milionë”, thekson Jason Koitz.

“Pra, më shumë se 13.640 dollarë metri katror. Duke qenë se ajo ka një sipërfaqe prej 5100 metrash katrorë. Kjo është një rezidencë jashtëzakonisht luksoze”, shton ai.

Në fakt, ndërtesa në gjashtë nivele përveç 132 kthinave (në mesin e tyre edhe 32 banjo dhe 16 dhoma gjumi), përfshin edhe kopshte në sipërfaqe prej 7,3 hektarë, një fushë tenisi, një pistë birilesh, një pishinë, një fushë basketi apo edhe një pistë vrapimi. Pa përmendur këtu hapësirën e lartë nën tavan.

FIDANISHTJA

“Mirëpo, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat është përballur tregu i patundshmërive në SHBA që nga shpërthimi i krizës më 2007, blerësi mund ta blejë për një shumë më të vogël, rreth 80 milionë dollarë”, thekson eksperti.

Sigurisht, vlerësimi nuk merr parasysh vlerën historike të ndërtesës, që është rezidenca zyrtare e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1800. Po të vlerësohej, Jason Koitz mendon se pasuria e patundshme më prestigjiozja në SHBA do të vlente mbi një miliard dollarë.

E ata që nuk i kanë mjetet për ta blerë, ose ata që nuk kanë kurrfarë ambicie presidenciale, mund të shpresojnë ta kenë të tyren Shtëpinë e Bardhë, në të vërtetë ndonjë kopje të saj. Në botë janë disa kopje, ndërsa më identikja është në Kinë, në qytetin Hangzhu.
132 kthina, 16 dhoma gjumi.

Në fakt, ndërtesa në gjashtë nivele përveç 132 kthinave (në mesin e tyre edhe 32 banjo dhe 16 dhoma gjumi), përfshin edhe kopshte në sipërfaqe prej 7,3 hektarë, një fushë tenisi, një pistë birilesh, një pishinë, një fushë basketi apo edhe një pistë vrapimi. Pa përmendur këtu hapësirën e lartë nën tavan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.