Shtatë vjet burg kosovarit për dhunimin e austriakes

Linz – Ai e kishte kryer këtë akt në kohën kur sapo ishte liruar nga burgu me një dënim me kusht për shkaktim lëndimi të rëndë.
Gjykata e landit në Linz të Austrisë i ka shqiptuar dënimin me 7 vjet burg një kosovari 24 vjeçar i cili kishte dhunuar një femër të re austriake në regjionin e Linzit.
Sipas akuzës, në korrik të vitit të kaluar kosovari i ri kishte bërë dhunim seksual mbi gruan e re, e cila që nga ajo kohë është e traumatizuar rëndë.
Dhunuesi e kishte bërë këtë akt në kohën kur sapo ishte liruar nga burgu me një dënim me kusht, shkruan albinfo. Ai ishte duke mbajtur dënimin me 2 vjet burg për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.
Nga koha e kryerjes së dhunimit seksual ai sërish ndodhet në burg, njofton nachrichten.at.
Në procesin gjyqësor, kosovari e ka mohuar veprën. Nga ana tjetër, prokuroria është ankuar se dënimi i shqiptuar është tepër i ulët.