KKVITI

Shtatë përgjigjet e Enver Hasanit për Asociacionin, çka e këshillonte ai Kryeministrin Mustafa

/ 25 minuta lexim

Aktualisht Kosova është duke u gjendur nën një presion të madh për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin. Ndërkombëtarët po kërkojnë që ai të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, derisa Qeveria reziston me arsyetimin e vetëm se ai s’mund të bëhet meqë Gjykata ka konstatuar se bie në ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Express do të publikojë një letër të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani që i kishte kthyer Isa Mustafës pasi ky i fudit i kishte drejtuar disa pyetje rreth asaj se si duhet proceduar tutje pas vendimit të Kushtetueses së vitit 2015.

Pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kishte marrë vendim për marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2015, Isa Mustafa atë kohë kryeministër i Kosovës i kishte drejtuar një letër ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanit, e të cilit i kishte çuar disa pyetje rreth asaj se si duhet të veprohet tutje pas vendimit të nxjerrë nga institucioni më i lartë juridik i vendit.

Gazeta Express ka siguruar letrën me përgjigje që profesori dhe ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani i kishte kthyer atë kohë Isa Mustafës për pyetjet se si të nxirren detyrimet nga Aktgjykimi, si të procedohet më tutje, me çfarë duhet të plotësohen parimet e nënshkruar anë Bruksel në mënyrë që të harmonizohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cilat pjesë duhet të hiqen nga parimet, pra pjesë të cilat në asnjë mënyrë s’guxojnë të implementohen, cili duhet të jetë statusi i Asociacionit, për atë se si duhet të veprohet me ndërmarrjet publike meqë vendimi nuk jep përgjigje dhe në fund se si të interpretohet komenti i Gjykatës Kushtetuese lidhur me fjalën “overview”.

Hasani në letrën e tij dërguar Isa Mustafës thotë se duke e analizuar pjesën operative të Aktgjykimit është e vështirë të kuptohen detyrimet e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës meqë konstaton se nuk është e qartë se si do të zbatohet Aktgjykimi.

Hasani tutje ka shkruar se në paragrafin 116 të arsyetimit, thuhet se “arsyetimi dhe konkluzionet duhet të shërbejnë si bazë për elaborimin e aktit juridik dhe Statutit” dhe shton se si mund të mirren ato parasysh kur sipas tij asnjë pjesë e arsyetimit e as pjesa operative nuk përcaktojnë qartë caqet e mospërputhjes me Kushtetutën të Marrëveshjes mbi Parimet të datës 25 gusht 2015.

Në letrën e tij të shkruar në vitin 2015 si përgjigje ndaj pyetjeve të ish-kryeministrit Isa Mustafa, Enver Hasani kishte potencuar edhe faktin se Marrëveshja mbi Parimet ishte akoma në fuqi dhe s’ishte anuluar, meqë në aspektin ndërkombëtar çdo nënshkrim i presidentit, kryeministrit, ministrit të jashtëm e obligon shtetin.

Ai në letër thotë se pavarësisht se Aktygjimi ka krijuar një paradoks në vete, ai duhet të zbatohet dhe duhet të merren hapa konkret për zbatimin e tij.

Ish-kreu i Kushtetueses në letër ka sqaruar se në paragrafët 122-124 Atkgjykimi e thotë hapur se Qeveria s’mund të nxjerrë aktin juridik të nevojshëm për themelimin e Asociacionit sepse nuk ka kompetencë që të nejjtëin pastaj ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese për kontroll të kushtetushmërisë, meqë një gjë e tillë nuk parashihet në Nenin 113.2 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

Siç shkruan në letër profesor Hasani, Gjykata konstaton se duhet të ndryshohet Kushtetuta për t’u bërë i mundur dërgimi i aktit juridik të Qeverisë në Gjykatë Kushtetuese për kontroll kushtetues.

“Kjo bie në kundërshtim me tërë arsyetimin e Aktgjykimit, si dhe me përfundimet nga paragrafi i tij 189 dhe krejt pjesën e tij operative”, ka potencuar Hasani në letrën e tij.

Hasani tutje vë në pah edhe dilemën e krijuar nga konstatimi i Gjykatës që Asocaicioni mund të themelohet në bazë të Marrëveshjes së Parë derisa parimet e këtij Asocaicioni që janë negociuar në Bruksel në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së që janë bazë për hartimin e Statutit nuk janë terësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka arsyetuar se si ndikon kjo në raport me detyrimet ndërkombëtare që dalin nga negociatat në Bruksel.

Profesori Hasani tutje thotë se përmes Atkgjumit KO 130/15 Gjykata Kushtetuese ka bërë vlerësim të Marrëveshjes së Parë për të cilën s’ka juridiksion bazuar në vendimin për rastin KO95/13.

Ai thotë se në bazë të Atkgjymit është e qartë që Gjykata Kushtetuese s’e ka rolin e një gjykate ndërkombëare që t’i prishë marrëveshjet ndërkombëtare.

Hasani tutje përmend Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve që përcaktohen qartë mënyrat se kur një marrëveshje mund të anulohet, megjithatë thotë se në listën e mënyrave nuk parashikohet asnjë rast kur një gjykatë vendore shpall marrëveshjen e ratifikuar dhe në fuqi si në kundërshtim me sistemin e brendshëm kushtetues.

Ai thotë se kjo qasje e Gjykatës Kushtetuese është tërësisht e gabuar mund të shpjegohet vetëm në një aspekt që “Gjykata Kushtetuese ka dashur ta thotë shprehimisht se formimi i Asociacionit nuk mund të vihet në diskutim”.

Ish-kreu i Kushtetueses thotë se Gjykata ka bërë vlerësim të kushtetushmërisë së Marrëveshjes së Parë gjë të cilën s’është dashur ta bëjë asnjëherë meqë thotë se përmes kësaj i ka hapur dyert një aktivizmi kushtetues gjyqësor të pakufijshëm dhe s’mund të arsyetohet në rastet e ardhshme të gnjajshme.

Hasani tutje thotë se për fat të keq Gjykata s’e ka qartësuar se si të hartohet Statuti i Asocaicionit në mënyrë që i njëjti të jetë në pajtim me frymën e Kushtetutes meqë s’e ka arsyetuar dhe sqaruar se si Parimet e Asociacionit nuk janë në pajtim me Kushtetutën.

Në letrën e dërguar Mustafës, Hasani thotë se Kushtetuesja s’e ka cekur fare se cila pjesë nga formulimet e Parimeve të Asocaicionti janë në kundërshtim me dispozitat e Kushtetueses dhe pse janë në kundërshtim em të.

Marrë parasysh gjithë këto paqartësi të dala nga Aktgjykimi, Enver Hasani ka dhënë disa udhëzime se si sipas tij mund të vazhdohet tutje.

Mundësia e parë:

Profesor Hasani në letrën e tij kishte thënë se marrë parasysh dilemat rreth zbatimit të Aktgjymit, mundësia e parë është që në Qeveri të votohet një kërkesë përmes të cilës kërkohet një sqarim shtesë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai thotë se kërkesa duhet të quhet “Kërkesë për Sqarim të Aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese KO 130/15 të datës 23 dhjetor 2015”, dhe shton se ka pasur praktika të ngjajshme në të kaluarën kur Gjykata kishte dhënë sqarime shtesë, këtu përmend rastin me AKP-në.

Mundësia e dytë

Këtu ish-kreu i Kushtetueses thotë se mundësia e dytë është që të kërkohet anulimi i Marrëveshjes së Parë, meqë në esencë kjo ka qenë objekt i shqrytimit të Gjykatës Kushtetuese në Aktgjymin KO 130/15. Megjithatë thotë se kjo është një gjë shumë e rrezikshme për Kosovën dhe për interesat euro-atlantike.

Mundësia e tretë sipas profesor Hasanit është që të shkohet paragraf për paragraf me rastin e hartimit të Statutit dhe të lëvizet me fjalë e pasta Gjykata në fund të thotë fjalën e saj, meqë sipas ish-kreut të Kushtetueses me aktgjykimin 130/15 ia ka ngarkuar vetes këtë barrë

Hasani thotë se vendimi K130/15 karakterizohet me mungesë të guximit profesional dhe shton se kryeministri duhet të vendos vetë se cilën mundësi do të ndjek meqë është një vendim politik.

Enver Hasani në letrën e tij ka treguar edhe hapat që duhet ndërmarrë për implementimin e dteryimeve që dalin nga Aktgjykimi K130/15.

Në letër shkruan se Paragrafi 131 i Aktjgykimit zbatohet që me rastin e hartimit të Statutit përdore gjuha e neneve të ciautara në këtë paragraf, pra që parafrazohet se si Asocaicioni i Komunave me Shumicë Serbe (ose mund të poërdoret termi Asociacioni i Komunave si vijon: Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok etj si dhe komunat e tjera që duan t’i bashkohen Asocaicionit) do të jetë një bashkësi e komunave që s’kën për qëllim nxitjen e urrejtjes nacionale, fetare apo të diskriminimit të askujt që jeton e punon në territorin e komunave të bashkuar anë të.

“Shkurt, duhet të përdoret gjuha e ngjashme si në tekstin e Kushtetutës në nenet si më sipër të cituara në paragrafin 131 të Aktgjykimit. Në pikëpamje juridike kjo shkon në hyrje të Statutit”, shkruan në letrën e tij drejtua Isa Mustafës.

Tutje Hasani shkruan se në Paragrafin 136 vihet në pah mungesa e guximit profesional, ku flitet jo për kundërshkushtetutshmëri të dispozitave konkrete të Marrëveshjes së Parë dhe Marrëeshjes për Asociacionin por për mosplotësim të “standarteve kushtetuese”, siç thotë profesori Hasani pa i përcaktuar se cilat janë ato standarte kushtetuese.

Hasani thotë se normat kushtetuese që citon Paragrafi 136 dhe 131 janë nroma konkrete kushtetuese që kanë natyrë konkrete që dihen saktëissht çfarë përmbajnë dhe se s’bëhet fjalë për standarte.

“I vetmi standard kushtetues që e ngërthejnë këto dispozita të normave sa më sipër ka të bëj më ndalimin e nxitjes së urrjetjes dhe diskriminimit mbi cilëndo bazë qoftë. Megjithatë, kjo është kështu dhe duhet të respektohet e të nxirren konsekuencat nga Kryeministri dhe të tjerët përrreth tij”, ka shkruar Hasani në letrën dërguar Isa Mustafës në vitin 2015.

Për paragrafët 140 dhe 141 thotë e ata nënukuptojnë se se duhet të shtjellohet dhe të arrihet e njëjta gjë si në Marrëveshjene Parë ashtu edhe në të Dytën por duke përdorur gjuhën e Ligjit të Kosovës për Vetëqeverisje Lokale, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Nenin 81 [Legjislacioni me interes vital] të Kushtetutës së Kosovës.

Hasani thotë se kjo nënkupton se me rastin e hartimit të Statutit duhet të merren për bazë ligjet e Kosovës në fuqi të cilat si bazë kushtetuese kanë nenin 81 të Kushtetutës si më sipër dhe të prëdoret gjuha e tyre me rastin e hartimit të Statutit.

“Njejtë vlenë edhe për Kartën Evropiane si më sipër, sepse ky dokument flet për rregullat e bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar”, ka shkruar Hasani.

Ai thotë se kur flet për këtë pjesë, ekziston mjaf literatrë që fatkeqësisht në Aktgjymin s’është marrë parasysh meqë sipas tij nëse do të ishte bërë diçka e tillë atëherë do të kishte sjellë një rezultat të dëshiruar.

Megjithatë profesor Hasani konstaton se ky rezultat përbën vetë qëllimin e Aktgjymit e që është se Asociacioni duhet të themelohet, meqë thotë se ndryshe Gjykata do ta kishte anuluar Marrëveshjen për Asociacionin. Por thotë se Gjykata s’e ka sqaruar se si dueht të bëhet një gjë e tillë.

Tutje Hasani udhëzon Mustafën për paragrafët 144 dhe 146 dhe thotë se kur rinegiciohen këto pjesë me sërbët apo kur të futen në tekstin final të Statutit atëherë afër duhet të jenë njerëz që dinë anglisht dhe që janë jurist të mirë në të njejtën kohë.

Hasani thotë se edhe në këto paragrafë flitet për Marrëvehsjen e Parë dhe bëhet vlerësim i saj. Ai i jep garanci Isa Mustafës se në këtë pjesë s’ka asnjë dallim thelbësor në mes të tri gjuhëve dhe shtons e s’do të kishte pasur asnjë pasojë nëse do të ishte përdorrur gjuha e negocimit në Bruksel.

Kur e thotë këtë, Hasani thekson se në rast se do të vijë deri tek rinegocimi apo futja në Statut, atëherë vetëm duhet të shtohen fjalët “exercise of full overvieë in accordane with relevan provisions of the Constitution, Judgement KO 130/15 of the Constitutional Court, European Charter of Local Self- Government and the First International Agreement Concluded Between Serbia and Kosovo in April 2013”

“Me një fjalë, përdoret gjuha profesionale dhe më precize për rrethanat e rastit konkret kur të vijë deri te rinegocimi eventual, ose kur të futen në aktin juridik të Qeverisë apo në Statut”, shton Hasani në letrën e tij me sqarime dhe udhëzime.

Hidromorava

Hasani thotë se një gjë e tillë do të plotësonte edhe kërkesat që sipas tij janë të mjegullta terësisht por të përrllogaritur me saktësi politike për të kënqaur të gjithë dhe askënd të shprehura nga Gjykata në paragrafët 148 dhe 149 të Atkgjykimit.

Sipas tij këto dy paragrafë kërkojnë që në Statut të sforcohet më shumë gjuha e Kushtetutës, Kartës Evropiane dhe Ligjit për Vetqeverisje Lokale që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave e detyrave ekzistuese juridiko-kushtetuese të komunave duke ritheksuar qartazi se mbikëqyrja administrativ ee komunave ngelet e njejtë dhe se Asociacioni nuk paraqet mekanizëm që përjashton komunat ekzistuese nga përgjegjësia e mbikëqyrjes administrative.

Tutje profesori sqaron se edhe në paragrafin 154 të Aktgjykimit flitet për Marrëveshjen e Parrë dhe Gjykata bën analiznë e saj. Sipas tij, gjatë tërë Aktgjykimit Gjykata e përdor si bazë juridike Marrëveshjen e Parë, sikur ajo të ishte vetë teksti i Kushtetutës së Kosovës.

Hasani thotë se prej Aktgjykimi në këtë pjesë lë të kuptohet se ka një hile nga Gjykata meqë në analizë e aminston Marrëveshjen e Parë në tërësi.

“Marrëveshja e Parë ka fuqi më të madhe se ligji dhe përbën detyrim ndërkombëtar të Kosovës, asgjë më shumë. Kjo siç bëhet këtu lë të kuptohet se ka një hile nga Gjykata meqë kjo analizë e amniston Marrëveshjen e Parë në tërësi, sic vërehet qartë nga cdo vend ku analizohet kjo Marrëveshje, duke e paraqitur Marrëveshjen e Parimeve si veprim ultra vires (jashtë autorizimit të nënshkruesit të saj) dhe në mënyrë implicite si një veprim antikushtetues, gjë që në fakt nuk është kështu”.

Për paragrafët 155-160 Hasani thotë se mund të implementohen në Statut fare lehtë.

“ Merren dispozitat e të gjitha ligjeve të Kosovës dhe traktatet ndërkombëtare që mbrojnë diversitetin etnik, gjuhësor, kulturor dhe tjetër , të cilat janë më bollëk në Kosovë dhe në Evropë , dhe si të tilla parafrazohen ose citohen direkt si të zbatueshme për rastin e Asociacionit. Dispozitat e Kushtetutës duhet të jenë të parat që citohen. Sa i përket shërbimit civil, e kanë shumë gabim që e cilësojnë shërbyes civil cdokend që merr para nga bugjeti i Kosovës sepse në një rast të tillë NGO-të e ndryshme që kanë grante të bugjetit të Kosovës do të ishin objekt kontrolli qeveritar administrativ. Përvec kësaj, edhe termi shërbyes civil nuk asocon vetëm në Qeveri sepse ka segmente të shumta që janë shërbyes civil e që nuk janë Qeveri. Kjo jesë e Aktgjykimit akomodohet duke rregulluar me Statut më në detaje statusin e atyre që do të punojnë në Asociacion , po mendoj të drejtat e detyrat e tyre, por duke theksuar shprehimisht në të njejtën kohë se ndaj tyre do të vlejnë në mënyrë analoge dispozitat për shëryes civil që vlejnë në Kosovë”, shkruan Hasani.

Për paragrafët 166 dhe 167 shpjegon se implementohen duke theksuar se “Asociacioni nuk ka kompetencë për përfaqësim vetëm të nje komuniteti dhe si i tillë ka natyrë juridiko – kushtetuese të institutcioneve që themelohet për promovim dhe mbrojtje të të drejtave të komuniteteve që janë banorë të Kosovës në kuptim të nenit 57. 1 të Kushtetutës . Në fakt, ky paragraf duhet të shërbej si një ndër bazat e Statutit kur të shkruhet, duke e cituar fare në fillim të tij ku përcaktohen parimet e përgjithshme statutore të Asociacionit”

“Edhe për paragrafet deri në 173 janë pa ndonjë shqetësim, sepse vetëm shtjellojnë në mënyrë tautologjike gjërat që dihen në Kushtetutë dhe që janë futur në Marrëveshjen për Asociacionin. Njejët vlenë edhe për nismën legjislative nga paragrafi 173 i Aktgjykimit. Kur të draftohet Statuti , serbëve u duhet thënë se krejt ligjet me interes vital nga neni 81 [Legjislacioni me Interes Vital] i Kushtetutës janë bërë me bekimin e tyre dhe se asnjë ligj sot për sot nuk i dëmton ata. Përveç kësaj, asnjë ligj nga neni 81 [Legjislacioni me Interes Vital] i Kushtetutës nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e tyre. Në Statut, për implementim të këtij paragrafi , paragrafit 173 të Aktgjykimit, eventualisht mund të futet një dispozitë ku thuhet si vijon: “asnjë dizpozitë e këtij Statuti nuk mund të jetë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të nxjerre sipas nenit 81 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruhet në letër.

Hasani thotë se e njejta vlenë edhe për paragrafin 174. Mirëpo thotë se në Statut mund të formulohet ndonjë dispozitë që thekson se rastet e paraqitura nga Asociacioni do të kenë përparësi kohore për shqyrtim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Ose dicka ngjashëm me këtë. Sidoqoftë , ky paragraf nuk përmbanë detyrim të vështirë për t’u implemenmtuar. Fundja, neni 113.7 i Kushtetutës e akomodon cdo shqetësim të serbëve lokal, kurse komunat edhe ashtu kanë të drejtë të dërgojnë cështje në Gjykatë kur preken të drejtat e tyre nëpër komuna nga ana e autoriteteve të pushtetit qendro. Në Statut kjo mund të formulohet lehtë. Këtu Gjykata në paragrafet 175-177 qartë e bën me dije se nuk ekziston ndonjë shqetësim serioz”, shprehet Hasani në letër.

Për Paragrafin 186 thotë se sërish ngelet konfuz deri në fund sepse nuk përcakton qartë se cilat janë caqet e shpërputhjes me Kushtetutën të Marrveshjes për Asciacionin.

“Zgjidhja e vetme këtu është që në Statut të përdoren fjalët e parafrazuara të Kushtetutës , Kartës Evropiane për Qeverisje Lokale, Marrëveshjes së Parë si dhe të gjitha ligjeve në fuqi në Kosovë të cilat rregullojnë materien e bugjetit, financave , financimit publik dhe auditimit. Dmth. vlejnë komentet që i bëra si më sipër krejt në fillim të këtij teksti”, potencon Hasani.

Për paragrafin 187 Hasani thotë se nënkupton që Qeveria duhet t’i zbatoj detyrat e saj kushtetuese nga neni 93.4 [Kompetencat e Qeverisë] i Kushtetutës.

“Kjo nënkupton se duhet që në Statut të sqarohet se, baza kryesore juridike e aktit juridik të Qeverisë, është Marrëveshja e Parë të vitit 2013, e cila ka forcën e ligjit në rendin kushtetues kosovar”.

“Këtë e kam spejguar më sipër, pra së në Kosovë , ashtu si në pjesën dërrmuese të ish vendeve komuiste të Evropës, marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare kanë fuqinë e ligjit. Kjo do të thotë, për pasojë, se Qeveria nxjerr akte jurdike që zbatojnë ligjin ( në këtë rast Marrëveshjen e Parë). Statuti i Asociacionit nuk është akt i Qeverisë, por hyn në fuqi më një akt juridik qeveritar që ka formën e dekretit. Dekreti qeveritar, ndërkaq, poashtu përbën një akt individual juridik qeveritar me të cilin vihet në jetë një detryim kushtetues ose ligjor i Qeverisë, e ai në rastin konkret është themelimi i Asociacionit sipas ligjit në fuqi, i cili në rastin konkret quhet Ligji Nr. 04/L-99 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, i miratuar në Kuvend të Kosovësnë qershor të vitit 2013. Nuk di nëse jam i qartë sepse këto janë finesa të holla juridiko-kushtetuese që unë vet me disa kolegë jurista kam telashe me ua sqaruar të tjerëve nga komuniteti ynë?! Sidoqoftë, nëse duhet me vonë, unë sërish bëj sqarime të tjera për këtë çështje”, tuhet në letrën e Enver Hasanit dërguar Isa Mustafës.

Kur e përmend paragrafin 189 thotë se ai përbën përfundimet dhe synon të përmbledh atë që Aktgjykimi e thotë në paragrafët e mëparshme. Sipas Hasanit ajo që vërehet menjëherë në pikën e parë të këtij pargrafi është se Asociacioni është punë e kryer.

“Për më tepër, Aktgjykimi përdorë shprehjen “themelimi i Asociacionit/Bashkësisë është bërë pjesë përbërëse e sistemit të brendshëm juridik”, shkruan Hasani.

Për paragrafin 189 thotë se ngre pyetjen kushtetuese se

“a janë draft akti juridik, draft Statuti dhe draft amandamentet në pajtim me arsyetimin dhe konkluzionet e Aktgjykimit të Gjyaktës Kushtetuese të KO 130/15 të datës 23 dhjetor 2015?”.

Hasani thotë se kjo pyetje kushtetuese kërkon një arsyetim se përse Qeveria ka të drejtë në këtë dhe përse Gjykata duhet medoemos të jap një përgjigje në pyetjen e tillë të parashtruar.

“Këtë tekst me pyetjen dhe arsyetimin unë mund ta bëj pa asnjë problem, nëse Kryeministri vendosë që të ndjekë këtë rrugë. Mendoj , në fakt, se kjo rrugë do të ishte më e mira sepse më ketë i fut në lojë të gjithë akterët politik e kushtetues kosovar dhe më gjërë”, shprehet Hasani në letër.

Fare në fund, pyetjet tjera të cilat i keni bërë si më poshtë, iujam përgjigjur në tekstin më sipër dhe nuk do të përsëriten sërish nga ana ime, sepse besoj që kam qenë i qartë. Pra, unë jam pyetur edhe për si vijon:

Për pyetjen e 4 dhe 6 të Isa Mustafës Hasani thotë se s’ka parim apo rrgeull jashtë asaj që ka sqaruar në letrën e tij më sipër e që s’guxon të implementohet. Ai thotë se kryeministri mund të ndjek atë çfarë shklruhet në tekst pa u merakosur.

Tek pyetja për ndërmarrjet publike thotë se “ është e zgjidhur sepse Gykata fare nuk ka dhënë përgjigje në këtë çështje. Përveç kësaj, në Marrvëeshjen për Asociacionin flitet për ndërmarrje ne “posedim” të komunave ashtu që nuk flitet fare për pronësinë e tyre. Kjo nënkupton se duhet futur në Statut një gjuhë e cila lejon që krejt asetet e sendet , të luejtshme e të paluetshme, të cilat janë janë në posedim të komunave të Asociacionit, të trajtohen sipas Kushtetutës e ligjeve në fuqi.”.

Sa i përket pyetjes 3 Hasani porositë Mustafën se duhet pasur parasyshë se natyra juridike e tekstit të Marrëveshjes mbi Parimet nuk është e vetëkzekutueshme.

“ Kjo nënkupton se edhe sikur Gjykata të kishte dhënë dritën e gjelbërt në tërë tekstin e saj, teksti i Marrvëveshjes për Asociacionin do të duhet të plotësohej me dispozita të aktit juridik dhe Statutit të cilat implementojnë Marrëveshjen”, sqaron Hasani.

Për paragrafët 166 dhe 167 thotë se sqarojnë se fryma e nenit 57.1 e parimeve të përgjithshme të Kapitullit III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjestarëve të Tyre] duhet të jetë baza kryesore e përmbajtjes së Statutit.

“Kur kësaj i shtohet edhe fakti se tërë kohën Aktgjykimi shtjellon Marrëvshjen e Parë dhe qartë në pikën II të tij e lë në fuqi Marrëveshjen e Parë në tërësi duke theksuar se Asociacioni duhet të formohet, atëherë ravijëzohet hapur struktura, forma dhe përmbajtja e aktit të Qeverisë dhe e Statutit të Asociacionit.

Akti i Qeverisë nuk paraqet ndonjë risi dhe mund (dhe duhet sipas meje) të ketë formën e vendimit të Qeverisë mbi themelimin e Asociacionit si pjesë e zbatimit të Ligjit mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të vitit 2013”, shton tutje në letër.

Hasani thotë se Statuti duhet të shtjelloj në detaje diszpozitat e Kushtetutës së Kosovës të cilat përmenden në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Siç tregova m ë sipër se si duhet të bëhet kjo punë, në veçanti Kapitulli III që flet për të drejtat e komuniteteve dhe pjestarëve të tyre. Kjo sepse këtë detyrim Gjykata shprehimisht e ka lënë si të veçantë në paragrafet 166-167. Përveç kësaj, duhet të shtjellohen edhe dispozitat e Kartës Evropiane dhe ato të Marrëveshjes së Parë, sikundër dhe legjislacioni kosovar mbi vetqeverisjen lokale si dhe ai që është nxjerrë në zbatim të nenit 81 Legjislacioni me Interes Vital] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo punë lehtë fare kryhet në Statut”.

Hasani tutje jep edhe një propozim se si do të mund të dukej një vendim i Qeverisë sa i përket formës, strukturës dhe përmbajtjes së Statutit.

“Sa i pëket formës, strukturës dhe përmbajtjes së Statutit, ajo duhet të sanksionohet menjëherë në aktin e Qeverisë, i cili akt duhet të ketë formën e vendimit të Qeverisë që implementon Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare, miratuar nga Kuvendi i Kosovës në qershor tëë vitit 2013. Ky akt juridik i Qeverisëë do të dukej si vijon”, shkruan Enver Hasani.

Forma e vendimit që propozoi Enver Hasani:

VENDIM Nr. __

për zbatim tëë Ligjit nr. 44/L-099 mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të qershorit 2013

Forma: Miratohet “Statuti i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, në vijim tëë implementimit tëë Ligjit Nr. 44/L 099 mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit 2013.
Struktura: Asociacioni/Bashkësia do të modelohet sipas të njëjtës bazë si dhe Statuti i Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke pasur një kryetar, nënkryetarin, kuvendin , këshillin , si dhe organet tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave të përcaktuara me ligj e në pajtim me Kushtetutën.
Përmbajtja: Statuti i Asociacionit/Bashkësisë nga pika I e këtij Vendimi do të reflektoj në tërësi përmbajtjen e dispozitave të nenit 3.1 [Barazia Para Ligjit], nenit 79 [Nisma Legjislative], nenit 81 [Legjislacioni me Interes Vital], nenit 93 [Kompetenecat e Qeverisë], nenit 101 [Shërbimi Civil], neni 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] , neneve 123 dhe 124 nga Kapitullit X [Qeverisja Lokale dhe Organizimi Territorial], nenit 137 [Kompetencat e Auditorit tëë Përgjithshëm të Kosovës], Kapitullit II [Të Drejtat dhe Lirittëë Themelore] dhe, së fundi, të Kapitullit III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjestarëëve të Tyre] të Kushtetutës së Kosovës.
Modeli: Reflektimi nga pika III e ketij Vendimi merr parasyshë në tërërsi arsyetimin dhe konkluzionet e Aktgjykimit KO 130/15 të datës 23 dhejtor 2015 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe detryimet ndërkombëtare të marra nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, më datë _ 2016

Kryetari Qeverisë,

Akademik Isa Mustafa

Hasani në letrën e tij potencon diçka që e ka ditur qysh kur e ka parë tekstin e Marrëveshejs për Parime “se Marrëveshja e Parë, njëjëtë si ajo e dyta, nuk kanë dispzoita të vetëkzekutueshme, pra dispozita që mund tëë zbatohen direkt nga palët”

“Të tilla dispozita mund të ketë vetëm Statuti. As akti juridik nuk mund të ketë dispozita të tilla për shkak se ai akt ka natyrë të aktit individual të Qeverisë që i hap rrugën themelimit të Asociacionit dhe draftimit të Statutit. Me këtë, megjithatë, Gjykata i ka bërë një nder të madh Qeverisë, sepse e ka kornizuar aktin juridik të Qeverisë dhe Statutin e Asociacionit, duke e lënë në fuqi në të njejtën kohë një tekst të nënshkruar nga Kryeministri Kosovës. Kjo nënkupton se, politikisht, Kryeministri ka gabuar që ka nënshkruar një tekst që nuk është i vetëkzekutueshëm sepse më mirë ka qenë që gojarisht të merren vesh për përpilim të aktit juridik dhe Statutit të Asociacionit. Në një rast të tillë, si bazë do të shërbente vetëm Marrëveshja e Parë . Kjo tash u kry dhe duhet të ndeshemi me këtë gjendje si është. Besoj deri në fund u jam përgjigjur pyetjeve që m’i keni bërë”, përfundon letra e Enver Hasanit e shkruar më 30 dhjetor të vitit 2015 nga Helsniki./GazetaExpress/