RCCOLA

Shtatë këshilla të mira që janë, në të vërtetë, të këqija për shëndetin tonë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Zgjohuni herët, pini shumë ujë, hani ushqime të lehta… Të gjitha këto këshilla, në të vërtetë, dalin jo shumë të shëndetshme. Zbuloni shtatë zakone të “mira” që përfundimisht nuk na bëjnë mirë.

Që nga fëmijëria me qindra këshilla “të mira për shëndetin dhe mirëqenien tonë” na janë përsëritur qoftë nga prindërit, mjekët apo mediet. Ne besojmë se nëse pimë shumë ujë, zgjohemi herët, apo i ikim diellit bëjmë gjëra thelbësore për një jetë të shëndetshme. Këto veprime janë tërësisht të gabuara. Një artikull kohët e fundit i botuar në “Huffington Post” u jep një goditje të madhe shtatë zakoneve, të cilat, në fund të fundit, nuk dalin të shëndetshme për ne.

Pini shumë ujë!

1.5 litra ujë në ditë dhe jo më pak. Gjithkush është dakord se uji është jeta dhe ai duhet të pihet sa më shumë për të qenë edhe më i shëndetshëm. Por kini kujdes, në qoftë se uji është në të vërtetë i nevojshëm për mbijetesën tonë, nëse ju pini shumë ujë, atëherë ju rrezikoni të zbrisni përqendrimin e kripës në gjak. Sa për shishet plastike, komponimet e tyre kimike mund të infektojnë dhe të prishin nivelin tonë të hormoneve.

Pirja e kokteleve pa alkool

Ata që mendojnë se duke pirë kokteje pa alkool janë duke ruajtur shëndetin e tyre, e kanë gabim. Thënia se “pa alkool festa bëhet edhe më e çmendur” si dhe ato që promovojnë përzirjen e lëngjeve të frutave në vend se të pinë pije alkoolike, nuk do të thotë se shëndeti i këtyre konsumatorëve është më i mbrojtur. Koktejet e tilla janë të ngopura me sheqer të rafinuar, i cili sipas studiuesve është po aq shkatërrues dhe varës sikurse edhe alkooli. Por ju mund të pini kokteje me lëngje të freskëta sesa përzirje të pijeve me shurupe kimike.

Flisni për problemet e juaja

“Komunikimi është çelësi”, mund të lexohet në revistat e grave. Për fat të keq, ky parim psikologjik mund të ketë efekt të kundërt në moralin tuaj. Sipas një studimi nga Universiteti i Kolumbias në Shtetet e Bashkuara, përpjekja për të ndarë dhe për të analizuar të njëjtin problem me miqtë tuaj mund të shkaktojë stres, ankth dhe t’ju çojë në depresion. Mënyra më e mirë për të nxjerrë kokën nga uji do të ishte të përqendrohemi më shumë në zgjidhjen, sesa në problemet më vete.

KKVITI

Bëni sport në mëngjes

Po, aktiviteti i rregullt fizik është i mirë për shëndetin. Por, duhet ditur se vrapimi është më i mirë pas drekës. Një studiues nga Universiteti Brunel ka zbuluar se stërvitjet që kryhen tepër herët mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe i hapin derën infeksioneve virale. Pra, rezervoni ushtrime intensive për mesditë.

Merrni shtojca dietike

A, B, C ose D, vitaminat janë të nevojshme për shëndetin tonë dhe një mangësi mund të ndodhë shumë shpejt… Megjithatë, nuk këshillohet të merrni menjëherë shtojca ushqyese. Disa studime kanë treguar se marrja e tepruar e vitaminave, sikur hekuri, magneziumi ose vitamina B6, rrit rrezikun e vdekjes te gratë në moshë. Një mbidozë e vitaminës E, në anën tjetër, mund të provokojë një kancer të prostatës. Atëherë lirohuni nga këto kapsula! S’ka më mirë se frutat dhe perimet.

Përdorni krem kundër diellit pa kursim

Prej disa vjetësh kanceri i lëkurës është fatkeqësi për shumë njerëz që iu pëlqen të nxihen. Çdo verë, fushata parandaluese kundër pasojave të diellit bën që askush nuk guxon të dalë në diell pa e përdorur kremin kundër tij. Natyrisht, mbrojtja nga dielli është shumë e rëndësishme, por në qoftë se ju doni t’u shmangeni pasojave të tij, nuk do të thotë të mbroheni 100%. Një paraqitje e shkurtër në diell për të marrë rrezet e tij ndihmon fitimin e vitaminës D. Autoritetet britanike gjithashtu rekomandojnë të kalojnë çdo ditë 10 minuta në diell pa krem para se ta përdorim atë për t’ iu shmangur djegies nga dielli.

Hani ushqime të ashtuquajtura “light”

Me globalizimin e fjalës “regjim” në fjalorin bashkëkohor, ushqimet e lehta (light) lulëzojnë në tregjet ushqimore dhe shiten sikur buka. Por konsumimi i tyre është një mashtrim. Sepse duke tërhequr yndyrërat e mira, sikur omega-3, ju dëmtoni shëndetin tuaj. Ky acid që mund të gjendet në peshqit e yndyrshëm ose në arra është thelbësor për funksionimin e trurit dhe të zemrës dhe mund të parandalojë artritin.(albinfo)