Fundamenti

Shtatë aktakuza për vepra të ndryshme penale, Prokuroria në Gjilan vazhdon luftën kundër krimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka intensifikuar aktivitetin e saj në ndjekjen e veprave penale, duke ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për raste të ndryshme që lidhen me narkotikë, dhunë, siguri në trafik dhe vepra kundër pasurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, dy (2) aktakuza janë ngritur ndaj dy personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Ndërkohë, një (1) aktakuzë është ngritur për “Lëndim të rëndë trupor”, si dhe një tjetër për “Rrezikim të trafikut publik”.

FIDANISHTJA

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë për veprën penale “Sulmi”, një tjetër për “Vjedhje e shërbimeve”, si dhe një aktakuzë për “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”. Në kuadër të këtyre veprimeve, është inicuar edhe procedurë penale për vepra kundër pasurisë.


Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në garantimin e sundimit të ligjit, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të siguruar drejtësi dhe siguri për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.