ARKATANA

Shtabi i LDK-së: Kundërkandidatët ua ulën rejtingun Gjilanit!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan njofton opinionin se kryetari i Degës dhe kandidati për kryetar, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, e cila është mbajtur në Zvicër dhe për këtë shkak nuk ka mundur të jetë i pranishëm në debatin në TV Dukagjini.

Shtabi vlerëson se kandidatët e partive tjera ia kanë ulë shumë rejtingun Gjilanit në këtë debat dhe kur të kthehet kryetari Haziri do ta pasqyrojë një Gjilan tjetër, ashtu çfarë është në fakt.

Mobi Casa

Megjithatë, Shtabi i LDK-së uron për fillimin e debatit dhe ofrimin e programeve thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: