RCCOLA

Shqiptarja që shoqëronte presidentin e Zvicrës

/ 2 minuta lexim

Gjenevë- Saloni i sivjem ndërkombëtar i automobilave në Gjenevë i cili do të qëndroj i hapur deri më 17 mars e inauguroi presidenti i Konfederatës Zviceran z.Ueli Maurer.

Sipas drejtuesve të këtij saloni më shumë se 700,000 vizitorë për të zbuluar 130 premiera botërore dhe evropiane. Ferrari, “Mercedes CLA” sivjet mbretër” të salonit ndërkombëtar në Gjenevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Nga rreth 900 automobila të ekspozuar në Sallonin Ndërkombëtar të Automobilave në Gjenevë, 130 prej tyre janë premierë botërore dhe evropiane. Prej tyre 10 % janë hibride, me gaz apo elektrike.

Kurse prezantimin e këtyre veturave luksoze e bënte shqiptarja Adile Izeiri (23 vj) që prezanton veturat e tipit “HONDA”. Adilja është një studente e re nga Kumanova që jeton dhe vepron me prindërit e saj në Gjenevë që prej vitesh.

RCCOLA

Ajo veç se është përfaqësues e “Honda”-së është edhe studente e vitit të dytë në fakultetin e jurispodencës në Universitetin e Gjenevës. Në fakt nuk do të kishim mundur ta identifikonim, sikur ajo t’mos e kishte në gjoks shqiponjën në flamurin kuq e zi, paralel me emblemat tjera anglisht dhe frëngjisht.

Në fakt ketë vajzë para se të diktonim se ishte shqiptare e pamë kur hyri në sallën e inaugurimit që shoqëronte presidentin e Zvicrës Eeli Maurer, por askujt nuk do t’i shkonte mendja se ajo ishte shqiptare.

Si si ndodhi kështu shoqja e saj Catrina po ashtu kolege e saj shpjegon për agjencinë tonë se “kreu i kompanisë së veturave “HONDA” nga 50 vajza sa kemi në staf ka zgjedhur për ta pritur, shoqëruar presidentin e Zvicrës në ekspozeun e sivjem ndërkombëtar të veturave në Gjenevë. ” Shkaku pse bash shqiptarja ishte zgjedhur, kuptuam se ajo ishte jo vetëm e bukur dhe e gjatë, por edhe intelektuale dhe komunikative me personalitete dhe publikun.