Uji Dea

Shqiptarja që kujdeset për pamjen e yjeve të Hollivudit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Modelja dhe parukierja Linda Nikolla po arrin të fitoj mjaftë shumë nga këto dy profesione. Ajo brenda një viti ka arritur të fitoj rreth 100 mijë franga zvicerane vetëm nga puna e parukierisë. Ndërkaq tani e presin edhe më shumë befasi, ngase për herë të parë një parukiere shqiptare lidhë kontratën me vlerë prej 10 mijë eurosh me një festival filmi në Zvicër.

“Jam mjaftë e kënaqur që për herë të parë kam bërë një kontratë me festivalin e filmit ‘Filme Nach Reihe’ që do të mbahet në Zvicër. Kam kënaqësinë që do t’i rregulloj yjet e njohur hollivudian të cilët do të sfilojnë në tepihun e kuq”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Pas kësaj pune e cila do të zgjasë për pesë ditë, Linda do të jetë e angazhuar edhe në kompaninë “Swarovski” e cila do të organizoj një shou për të prezantuar koleksionet më të reja për vitin 2014. Linda krahas punës si parukiere, vazhdon angazhimet e saj edhe në fushën e modës duke thënë se kohëve të fundit është përqendruar vetëm në ofertat që i sjellin shuma më të mëdha të të hollave.

Fundamenti

“Nuk ia vlen të merresh me modelim dhe të mos paguhesh mirë. Prandaj unë kohëve të fundit jam duke i shikuar vetëm ofertat që më sjellin të mira materiale, ndërkaq sa i përket punës si parukiere jam shumë e kënaqur sepse është një profesion që të sjellë mjaftë shumë të mira materiale”, thekson ajo.

Linda gjatë muajit maj do të jetë në “World Cup” që do të mbahet në Frankfurt. Ndërkaq sa i përket jetës private, ajo vazhdon të jetë shumë e lumtur me Kacin me të cilin është lidhur para shumë vitesh. “Kaci ma përmbushë ëndrrën në dashuri, është njeriu i zemrës sime pa të cilin nuk mundem”, shprehet në fund ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.