Hidromorava

Shqiptarja përfaqëson Gjermaninë në “Miss World 2012”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Martina Ivezaj, shqiptarja nga Gjermania, me prejardhje nga Mali i Zi do të përfaqësojë Gjermaninë në në garën Miss World 2012 që do të mbahet më 18 gusht në Kinë.

Sipas Carsten Mohr, kyetar i organizatës për zgjedhje të miseve “Deutschland`s schönste”, modelja tashmë e njohur, 22 vjeçare është zgjedhur për në garën e madhe për titullin e bukuroshes së botës, në qytetin Ordos të Republikës Inner Mongolia të Kinës.

Eco Higjiena

Para tri vitesh Martina qe kurorëzuar si “Miss Tuning”, duke lënë mbrapa plot 350 kandidate nga e gjithë Gjermania. Me titullin e përmendur, bukuroshja shqiptare kishte siguruar edhe vendin në kalendarin e famshëm të tuningut, atë të Bodensee-së.

Vajza me prejardhje nga Tuzi, gjegjësisht nga Malësia e Madhe shprehet se familja e saj dhe ajo, ruajnë me xhelozi traditat shqiptare. Vite më parë Martina qe zgjedhur edhe Mis Rinora 4 në diskotekën e njohur në Rümlang të Cyrihut.(albinfoch)