ARKATANA

Shqiptarja lind foshnjën në makinën e Kryqit të Kuq

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Si nëna, Luljeta 21 vjeçe ashtu dhe e porsalindura, Ersa, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Të enjten, rreth mesditës në qytetin Graz të Austrisë autoambulanca e Kryqit të Kuq ka pasur një ndërhyrje jo të zakonshme.

Nënën e re, Luljetën 21 vjeçe e kishin kapur dhimbjet e lindjes dhe situata ishte tepër urgjente. Aq urgjente sa që Luljeta u desh ta sillte në jetë vogëlushen e saj, Ersën në makinën e autoambulancës.

ARKATANA

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe përkushtimit të dy sanitarëve të Kryqit Kuq, Peter Janisch dhe Stephan Grundner, si nëna ashtu dhe e porsalindura janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Për të dy të përmendurit ky ishte rasti i parë në karrierë që të asistonin në lindjen e një fëmije në makinën e ambulancës, shkruan kleinezeitung.at. “Ky ishte një përjetim i papërshkrueshëm”, thonë ata./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.