Shqiptarja kapet me 110 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek
Janinë, 5 qershor – Sekuestrohet 110 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek. Policia greke mbrëmë ka sekuestruar një sasi prej rreth 110 kg hashash 3 km në brendësi të tokës greke, në aksin Kefalovris-Janinë.
Sipas policisë sasia e drogës u bllokua në një makinë, e cila drejtohej nga një vajzë shqiptare, 24 vjeç, raporton Ora News. Mësohet se lënda narkotike ishte futur në 4 çanta, ndërsa është bërë edhe arrestimi i shqiptares, e cila bëhet e ditur se është pjesë e një grupi kriminal.
Policia greke konfirmon se hashashi vinte nga Gjirokastra dhe se ky grup kriminal ka kaluar dhe herë të tjera drogë në kufi, ku janë sekuestruar sasi të mëdha hashashi.(koha)