UBT

Shqiptarja e telenovelave turke

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Almeda Abazi, e cila deri më tani ka marrë tre kurora të rëndësishme bukurie, si “Miss Tirana 2007”,“Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe International”, tashmë është fytyrë e njohur edhe në Turqi.

Ajo filloi të punonte si modele dhe më pas u shfaq në telenovela dhe filma turk. Në Turqi, ajo konsiderohet si një nga femrat më joshëse dhe të talentuara në botën e kinematografisë dhe showbizit turk.

Fama e saj arriti kulmin kur ajo mori pjesë si konkurrente në “Dancing with the stars” në këtë vend. Edhe pse e re në moshë, Almeda Abazi falë talentit dhe shkathtësisë së saj ka bërë që në një treg aq të gjerë sa Turqia të bëhet emër shumë i përfolur, duke pushtuar kështu edhe revista të ndryshme turke.

ARKATANA

Ish-misi shpesh është shprehur se ishte më e lehtë për të pasur oferta në Turqi sesa në Shqipëri. “Shqiptarët atje më kishin. Fitova ‘Miss Shqipëria’ dhe ‘Miss Globe’ dhe ndenja për shumë kohë aty dhe nuk mora asnjë ofertë nga mediat shqiptare, as për reklama. Kështu që vendosa të iki në Turqi”.

Përkunder asaj që është raportuar, në një intervistë për mediat shqiptare, ajo ka mohuar t’i jetë ofruar ndonjë rol në film me skena erotike, duke thënë:
“Të gjitha janë trillime. Ka qenë një ofertë për film, por jo me këto skena, pasi unë nuk do e pranoja asnjëherë një ofertë të tillë. Nuk do të mundesha, pasi më vonë nuk mund t’u dalë përpara miqve të mi. Pastaj, edhe në qoftë se kam ndonjë ofertë të tillë, nuk mund të kuptohet nga askush, sepse këto biseda bëhen shumë interne.”

Ajo ka shtuar se ky është një kompromis që s’do ta bënte kurrë dhe se nuk synon të bëj famë përmes këtyre gjërave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.