FIDANISHTJA

Shqiptarja, doktorantja më e dalluar e Universitetit të Jena-s

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Vjosa Bilalli doktorante shqiptare nga Kosova, ka marrë çmimin DAAD-Preis 2012 të Universitetit gjerman në Jena

Vjosa është lindur në Kosovë. Ajo, një studente e angazhuar në jetën shoqërore dhe në ofrimin e ndihmave humanitare, thotë se në rininë e hershme kishte pasur edhe vetë nevojë për ndihmë dhe kishte pranuar ndihma. Kështu e arsyeton ajo angazhimin e saj të sotëm për të ndihmuar të tjerët.

Doktorantja, sot 25 vjeçe e universtetit Friedrich-Schiller Jena, ka qenë anëtare e bordit të një organizate ndërkombëtare në Prishtinë që angazhohej për arsimim dhe mirëkuptim në mes të popujve në Kosovë.

Ajo ka qenë bashkëthemeluese e organizatës humanitare “Were safe”, e cila informon studentët konkurrues nga Shqipëria, Kosova dhe Rumania mbi shumëllojshmërinë e studimeve në Jena dhe i mbështet ata konkretisht në konkurrimin për tu pranuar në studime.

Si tutore e gjuhës shqipe në Institutin për Sllavistikë, kjo studente e shkëlqyeshme promovon në mënyrë aktive këmbimin ndërkulturor në mes të gjermanëve dhe shqiptarëve. Interesimi i saj privat për pikturë shprehet në projektet në të cilat ajo, të rinjtë dhe fëmijët i orienton në botën e artit, shkruan portali juraforum.de.

Për rezultatet e saj të shkëlqyera në studime dhe për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm shoqëror në lëmin ndërkulturor, Vjosa Bilalli vlerësohet m çmimin e DAAD (Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik) për studentin e dalluar të huaj të Universitetit Friedrich-Schiller Jena të vitit 2012. Çmimi që ka edhe vlerën monetare prej 1000 eurosh do t`i ndahet asaj nga rektori i universitetit në kuadrin e solemnitetit të diplomimit që mbahet më 25 tetor.

FIDANISHTJA

Vjosa Bilalli kishte diplomuar në semestrin dimëror 2007-2008 në Universitetin e Jena-s si studente mysafire nga universiteti i binjakëzuar i Prishtinës. Në vitin pasues ajo qe kthyer sërish në Jena për të punuar masterin me temën “Historia dhe politika e shekullit 20”. Këtë studim ajo e kishte mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 2011 si njëra ndër më të mirat në gjeneratën e saj.

Që nga semestri dimëror 2011-2012 Bilalli ka punuar në temen e doktoratës “Përvoja shqiptare me komunizmin: Kujtimi dhe konstruksioni i kujtesës”. Për të punuar këtë temë ajo ka bërë intervista me dëshmitarë të kohës në Shqipëri. Shqiptarja e angazhuar, e cila e flet gjermanishten në mënyrë të përsosur, ka qenë disa herë bursiste e DAAD ndërsa në vitin 2009 edhe e një programi ndërkombëtar parlamentar të Bundestagut gjerman.

Pak kohë më parë asaj i është besuar edhe një bursë doktorimi nga DFG me temën “Orientimet kulturore dhe strukturat shoqerore të rendit në Evropën Jugliondore”. “Me të gjitha këto merita, ajo bën pjesë në mesin e doktorantëve më të mirë të Universitetit të Jena-s”, thekson dr. Jürgen Hendrich nga zyra ndërkombëtare e universitetit.

“Jam shumë e emocionuar”, ky është reagimi i parë i Vjosës, pasi ka kuptuar se do të marrë çmimin. Ajo e sheh këtë çmim si vërtetim për punën e saj të bërë dhe shpreson se “ky çmim do t`i inkurajojë edhe studentët tjerë të huaj që të angazhohen po kështu”. Ajo vetë ka një synim të qartë jetësor: pas doktorimit, dëshiron që të themelojë në Jena një organizatë humanitare e cila do të ndihmojë gratë e diskriminuara për të fituar një perspektivë profesionale dhe private.

Ndërsa me paratë e çmimit “DAAD”, doktorantja atraktive do të mbështesë familjet nevojtare në Kosovë, atje kua ajo vetë pati marrë ndihma.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.