UBT

Shqiptarja Aida Birinxhiku- Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në Kongresin e 42-të të kësaj partie, Aida drejtoi punimet me dinjitet dhe përkushtim, duke menaxhuar mbi 4000 mocione dhe 10 000 propozime.

E premte, 6 Qershor 2025 – 9:26albinfo.ch
Shqiptarja Aida Birinxhiku, deputetja tashmë po dallohet si një prej zërave më të rëndësishëm të brezit të ri brenda Partisë Socialdemokrate në Suedi, përcjell albinfo.ch.

Në Kongresin e 42-të të kësaj partie, Aida drejtoi punimet me dinjitet dhe përkushtim, duke menaxhuar mbi 4000 mocione dhe 10 000 propozime.

Fundamenti

Aida me rrënjë nga Kosova, është bërë deputetja më e re në Parlamentin suedez, duke përfaqësuar qarkun Halland për Partinë Socialdemokrate. E lindur në Suedi në vitin 1999 nga prindër që emigruan në vitin 1998, Aida ka ndjekur studimet në Universitetin e Lundit dhe ka një diplomë në drejtësi.

Përfshirja e saj në politikë filloi në vitin 2014 përmes organizatës rinore socialdemokrate në Halland, ku më vonë u bë edhe kryetare. Në vitin 2018, ajo u zgjodh në këshillin bashkiak të Falkenbergut .

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022, Aida u zgjodh deputete, duke u bërë shqiptarja e parë në Parlamentin suedez dhe më e reja në moshë në atë legjislaturë . Ajo është anëtare e Komisionit për Industrinë dhe Tregtinë dhe e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.