Shqiptarizohet Lazio, Berisha pranë tyre

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Igli Tare po mbledh shqiptarët te Lazio. Sipas informacioneve të fundit, zyrtarët kryeqytetas po interesohen edhe për dy futbollistët shqiptar, Valon Berisha e Armando Sadiku. Ai i pari momentalisht luan për skuadrën austriake, Redbull Salzburg dhe kohët e fundit po kalon nëpër një formë mahnitëse.

Kjo u ka rënë në sy drejtuesve lacianë të cilët thuhet se kanë kontaktuar me agjentin e Berishës, Jim Solbakken. Ky i fundit deklaroi se Berisha momentalisht është i lumtur te Salzburgu. “Nuk mund konfirmoj ose mohoj faktin që kam biseduar me Igli Taren. Valoni është i lumtur momentalisht me Salzburgin dhe po mendon vetëm për klubin e tij.

Të ardhmen askush nuk e di”, deklaroi ai për mediat italiane. Të kujtojmë që për Berishën vitin e kaluar ishin interesuar edhe disa skuadra angleze, në mesin e të cilave edhe kampioni evropian, Chelsea. Ai është 20-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit ofensivë.

UBT

E kërkojnë edhe Sadikun

Përpos Valon Berishës, Igli Tare po ndjek edhe Armando Sadikun. Mediat italiane konfirmuan interesimin e krerëve lacian për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, por agjenti i këtij të fundit deklaroi se shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e Sadikut.

Ndryshe, Sadiku momentalisht po ‘djersitë’ fanellën e skuadrës Lugano, e cila është pjesë e Ligës së Dytë zvicerane. Ai ka bërë paraqitje fantastike këtë edicion duke prirë kështu edhe në listën e golashënuesve më të mirë me 13 gola.(tribuna)