UBT

Shqiptarit ia gjejnë 15 kg. drogë për të cilën ai “nuk dinte asgjë”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Hetuesit e drogës në Bavari kanë kapur të martën në autostradë, në afërsi të Mÿnihut një ngarkesë prej 15 kilogramësh marihuanë në makinën e një shqiptari. Kur ata e ndaluan veturën e tipit Sharan me regjistrim të Hamburgut dukej se çdo gjë ishte në rregull. Shoferi, një pensionist i parakohshëm (43 vjeçar) ishte në rrugë duke u kthyer nga Italia, ku e kishte marrë me vete një kushëri të vetin 19 vjeçar.

Të dytë kishin me vete dokumentet e rregullta por megjithatë policët vazhduan kontrollimin, shkruan münchen.tv. Dhe, shumë shpejt u befasuan me atë që e gjetën: pasi e panë një grimcë të marihuanës në bagazh ata shikuan më tej. Në rezervuarin e gazit të makinës, në vend të gazit ndodhej një sasi e madhe droge, e paketuar në mënyrë shumë profesionale në 15 qese.

Mobi Casa

Dy personat në makinë u treguan tepër të befasuar me atë që u gjet në rezervuar, duke u betuar se nuk kishin idenë për materien e gjetur aty. Por as policët dhe as prokuroria nuk u besuan atyre kështu që dy shqiptarët u morën në paraburgim. Ndaj tyre udhëhiqet një procedurë për dyshimin se kanë sjellë në Gjermani një sasi të madhe droge./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.