Eko Higjiena

Shqiptarit dhe libanezit, burg të përjetshëm për vrasje të rëndë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shqiptari nga Kosova B., e ka ndihmuar shokun e tij libanez, për të kryer vrasjen, duke e joshur viktimën dhe duke siguruar revolen me të cilën është bërë vrasja

Gjykata e Landit në Damstadt u ka shqiptuar dënimin maksimal, me burg të përjetshëm dy peronave, një shqiptari 22 dhe një libanezi 31 vjeçar për vrasjen e një libanezi tjetër, 56 vjeçar. Te rasti i 31 vjeçarit është konstatuar peshë më e madhe e përgjegjësisë. Për këtë arsye atij, me vendimin gjyqësor i përjashtohet mundësia e lirimit të parakohshëm nga burgu, pas 15 vitesh, praktikë kjo që është e zakonshme në burgjet gjermane.

Shqiptari B., i dënuar për vrasje, gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar akuzën, duke thënë se nuk ka ditur asgjë për planifikimin e vrasjes. Mirëpo, siç shkruajnë gazetat gjermane duke iu referuar vendimit gjyqësor, indiciet tregojnë për përfshirjen edhe të tij në vrasje. Më tutje kryetari i trupit gjykues ka folur për një vrasje të planifikuar me gjakftohtësi. Me këtë rast ai ka theksuar se për këtë flet edhe preciziteti i vrasjes me shtatë plumba në kurriz.

FIDANISHTJA

Një ekspertizë e bërë nga Enti i Kriminalistikës në Wiesbaden që i ka bërë xhaketës së shqiptarit, ka sjellë dëshmi interesante në fillim të seancës gjyqësore. Aty janë gjetur fibra të një mjeti kozmetik që përdorte 31 vjeçari për flokët e tij. Dhe po këto fibra janë gjetur edhe në ulësen e mbrapme të një veture, të cilën e kanë vozitur të dy të dënuarit më 26 prill viktimën e mëvonshme.

Motivi i vrasjes është, siç ka konstatuar trupi gjyqësor, lakmia materiale e libanezit 31 vjeçar, (O.) i cili kishte biznese të përbashkëta në shitje të veturave me viktimën 56 vjeçar (R.). Nga ky bashkëpunim O. I kishte shumë borxhe viktimës së ardhshme të tij, shkruan wnoz.de.

Ndërsa shqiptari nga Kosova B., e ka ndihmuar me të madhe shokun e tij libanez, për të realizuar vrasjen. Veç tjerash, ka qenë ai që e ka thirrur atë me pretekstin se gjoja ishte i interesuar ta blinte makinën e tij. Ai po ashtu, sipas tekstit të vendimit gjyqësor, e ka siguruar revolen me të cilën është kryer vrasja./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.