Fundamenti

Shqiptari sfidon qeverinë në SHBA: Të drejtën për cigare ma jep Zoti

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ardian Totolaku, aktualisht është një punëtor i papunë që deri vonë punonte në një restorant. Ai beson në të drejtën e dhënë nga Zoti, për të pirë duhan.

Thotë se i pëlqen të pijë duhan, dhe se nuk deshiron të kondicionohet për të mos e pirë në në qendër të qytetit San Rafael dhe në rrugët e tij ashtu siç bashkia po vendos të bëjë.

E po ashtu thotë se dëshiron të tymosë cigare edhe në komoditetin e apartamentit të tij me tre dhoma gjumi që gjendet në një rrugë plot pemë, jo larg nga Highway 101, shkruan noa.

Mediat amerikane po merren me gjatë me këtë deklaratë të bërë publikisht nga 44-vjecari shqiptar në një qytezë të Kalifornisë në SHBA: “Zoti më ka dhënë të drejtë të pij cigare dhe këtë nuk mund të ma kufizojë qeveria amerikane”.

Ardian Totolaku (në foto), është emigranti 44 vjeçar shqiptar i cili ka bërë këtë deklaratë duke dashur kështu t’i japë fund asaj që po diskutohet shumë nëpër botë si shkelje e të drejtave të njeriut, duke kufizuar gjithnjë e më shumë një gjë si duhani që në fakt nuk ndalohet me ligj për përdorim publik, sikundër drogat e ndryshme.

Pikërisht nisur nga ky fakt dhe nga shkaku se në ditët e kësaj jave shteti i San Francisco vendos për kufizime të thelluara të duhanpirjes,
Ardiani ka reaguar. Ai thotë se i pëlqen të pijë cigare duke ecur poshtë pemëve në rrugët e San Rafael, e sigurisht edhe në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij.
Por qyteza e San Rafael do të vendosë gjatë të enjtes që të ashpërsojë ligjet mbi pirjen e duhanit. Këshilli bashkiak i San Rafael do të ndalojë pirjen e duhanit në më shumë se 40% të zonave në qytet.

Uji Dea

“Por, kjo nuk është e drejtë”, thotë Totolaku ndërsa tërheq një cigare nga paketa.

“Qeveria po shkon tepër larg. Njerëzit vdesin sepse Zoti vendos që ata të vdesin, jo sepse pinë cigare”.
Kryebashkiaku i San Rafael, Gary Phillips, tha se projektligji që do të kalojë për miratim sanksionon se duhanpirësit nuk do kenë mundësi të pinë cigare në qendër të qytetit, në rrugë teksa ata ecin në këmbë, në parqe dhe për më tepër as në banesat e tyre.

Kështu për 24 mijë godina banimi, bashkiakët do të vendosin që duhani të ndalohet të konsumohet në brendësi të tyre.
Phillips paralajmëroi se gjobat nisin nga 100 deri në 500 dollarë për çdo person që do të kapet duke pirë me duhan pas daljes së ligjit të ri.

San Rafael, në jug të Marin County 15 milje në veri të San Francisco, është një nga qytetet më të pasura në Kaliforni, me të ardhura mesatare për familje që nisin nga 72 mijë dollarë në vit.

Kjo qytezë ka 57 mijë banorë në 24 mijë godina banimi. Në San Rafael aktualisht janë duhanpirës vetë, 7.5 për qind e popullsisë, mesatarja më e ulët në SHBA.