Shqiptari që po shkëlqen në Olimpiadë
Derisa atletët nga Shqipëria nuk po lënë gjurmë në Lojërat Olimpike, një sportist shqiptar i natyralizuar në amerikan po shkëlqen në ‘Londra 2012’. Ai është volejbollisti Donald Suxho, i cili po luan rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e SHBA’së.
Ashtu siç është pritur, atletët nga Shqipëria deri më tani nuk kanë arritur të lënë asnjë gjurmë në Lojtar Olimpike. Mirëpo, sportistët shqiptarë që përfaqësojnë vendet tjera po arrijnë të korrin suksese në ‘Londra 2012’.
Njëri nga ta është volejbollisti i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Suxho, i cili deri më tani është shqiptari me i suksesshëm në ‘Londra 2012’.
Në ndeshjet e fundit ekipi amerikan ka fituar ndaj Gjermanisë, fitore që i atribuohet Suxhos falë lëvizjeve të tij. Volejbollisti me prejardhje nga Korça ka përcaktuar rezultatin në dy setet e fundit, që shënuan dhe fitoren për amerikanët.
Pa kësaj fitoreje, SHBA prinë në Grupin B me gjashtë pikë të tubuara, sa ka edhe përfaqësuesja e Brazilit.
36 vjeçari, i cili ka shërbyer si trajner për skuadrën e tij aktualisht, ka lindur më 21 shkurt 1976 në Korçë dhe është një profesionist volejbolli dhe një lojtar në ekipin olimpik amerikan.
Si një hartues, ai mori pjesë në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë në Greqi, po ashtu dhe në Lojërat Olimpike në ‘Londra 2012’. Suxho dhe familja shkuan në Amerikë në vitin 1996 dhe jetonin në Massachusetts.
Ai u bë një nga lojtarët më të njohur të volejbollit me një karrierë mbresëlënëse. Mirëpo, duket se talenti i Donald Suxho nuk ka ardhur rastësisht, babai i tij ka qenë trajner volejbolli për të rinjtë.
Suxho ka luajtur për ekipin kombëtar shqiptar që i vogël nga 1991-1996 dhe kaloi me ekipin kombëtar, ndërsa ishte ende një adoleshent.
Përveç Suxhos, edhe futbollistja me prejardhje nga Mitrovica, Kosovare Asllani me sukses po e përfaqëson Suedinë në Lojërat Olimpike.
Ekipi suedez ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Olimpiadës ‘Londra 2012’ dhe është kandidat serioz për të fituar medalje.(express)