Fundamenti

Shqiptari plagos rëndë shqiptarin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bernë – Ajo që do t`i jenë frikuar të gjithë shqiptarët dhe të tjerët që e kanë lexuar ose dëgjuar lajmin për plagosjen e rëndë të ndodhur natën e së mërkurës në Konolfingen (Bernë), doli mjerisht e vërtetë.

Dorasi, ashtu si edhe viktima, janë, sipas të gjitha gjasave, shqiptarë. Njëri, 26 vjeçar, shtetas i Maqedonisë ka shtënë disa herë me armë nga afërsia në shtetasin kosovar të moshës 47 vjeçare. Këtë e kanë publikuar mediet elektronike zvicerane, ndërsa përgjegjësit për medie nga Policia Kantonale e Bernës, të pyetur nga albinfo.ch, fillimisht nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë përkatësinë etnike të palëve në konflikt.

Dëshmitarët tregojnë se dorasi ka shtënë disa herë mbi viktimën dhe, pasi është larguar duke e lënë atë të shtrirë, është kthyer sërish për t`i shkrepur mbi të edhe disa plumba.

Uji Dea

Njësiti special Enzian i Policisë Kantonale të Bernës e ka arrestuar dorasin më vonë dhe me atë rast te ai është gjetur një armë dore, e cila mendohet të jetë përdorur për të plagosur viktimën.

26 vjeçari ndërkohë ka pranuar veprën. Ai ka thënë se njihej me viktimën dhe me të kishte pasur raporte afariste. Ekzistimin e këtyre raporteve e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Bernës dhe Policia.

Hetimet lidhur me rrjedhën e saktë të ngjarjes janë duke vazhduar. Por policia nuk jep të dhëna lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit, përveç faktit se ai është dërguar në spital me helikopter dhe se plagët e tij kanë qenë të rënda.