Fundamenti

Shqiptari Patrick Nuo futet në xhungël të Australisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Artisti shqiptaro-zviceran edhe zyrtarisht bëhet pjesë e spektaklit: „Ich bin ein Star – holt mich hier raus!“ duke pranuar të braktisë familjen për t’i hyrë garës për t’u bërë „mbret i xhunglës“ në mesin e 11 artistëve në spektaklin gjerman që do të mbahet nga e premtja në malet e Australisë.

Pas spektaklit televiziv “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon një yll) 2011, ku ishte pjesë e jurisë së këtij spektakli, krahas Diter Bohlen-it dhe Fernanda Brandao-s, shqiptaro-zviceranin Patrick Nuo do ta shohim prej 11 janarit në një shou tjetër televiziv në Gjermani.

Uji Dea

Bëhet fjalë për emisionin shumë të shikuar në Gjermani „Ich bin ein Star – holt mich hier raus!“. Në edicionin e shtatë të këtij spektakli janë paraqitur edhe modelja Fiona Erdmann dhe finalistja e “American Idol”, Juliette Schoppmann. Për 30-vjeçarin Patrick Nuo xhungla është një rast i mirë për një rikthim para një audience të madhe.

Spektakli gjerman “Ich bin ein Star – holt mich hier raus!“ do të fillojë më 11 janar. Patrick Nuo është këngëtar i lindur në Zvicër dhe aktualisht jeton në Gjermani. Është pjesë e skenës muzikore që prej vitit 2003 dhe kultivon zhanrin pop-rock në gjuhën angleze. Ka publikuar 3 albume: Welcome (2003), Superglue (2005) e Nuo (2007). Mes këngëve më të njohura figurojnë ‘5 Days’ (2003), ‘Welcome’ (to My Little Island) (2003). Nuo ka lindur në Gettnau, në kantonin e Lucernit në Zvicër, nga një baba shqiptar dhe nënë zvicerane. Në moshën 14-vjeçare transferohet në Hamburg të Gjermanisë, ku ka ndërtuar karrierën muzikore. Është martuar më 2005 me aktoren amerikane Molly Schade, me të cilën ka dy fëmijë.(albinfo)