Eko Higjiena

Shqiptari nga Presheva dënohet në Presov me 22 vjet burg

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bratislave – Baki Sadiki (65) nga Rahocia e Preshevës (Kosova) është rigjykuar sot në qytetin e Presov të Sllovakise , duke u dënuar me 22 vjet burg për kontrabandën e 120 kilogram droge nga Turqia në Sllovaki, i cili po ashtu ishte në kërkim të Interpol-it emri i të cilit gjendej në “listen e kuqe” (“Infrared) njofton agjencia e lajemve “Presheva jone” duke ju referuar burimeve të mediave sllovake.

Furnizues ushqimesh, shqiptar nga Kosova kreu i mafias të drogës Shqipëri-Kosovë në Sllovaki, siç quhet mediat slovake, u dënua në Gjykatën e Qarkut në Presov me aktin per kontrabande dhe prodhim të paligjshëm të drogës . Avokatët e tij apelouan vendimin , i cili është i formës së prerë dhe Sadiki mbetet në burg.

I kërkuari, Baki Sadiki, shtetas i Sllovakisë dhe i Serbisë (Rahovica e Presheves) ishte arrestuar në Kosovë, në muajin tetor të këtij viti, në bazë të fletarrestit të Interpolit, me kërkesë të Bratisllavës.

Sadiki për shkak të rolit të tij në shkallë të gjërë për trafikim të narkotikëve, sot Baki Sadiki, është ekstraduar nga Kosova (28 Dhjetor 2012) për në Sllovaki, kishte njoftuar misioni EULEX, transmeton “Presheva jone”.

Eco Higjiena

Në fakt Sadiki në vitin 2011 ishte i dënuar në mungesë me 22 vjet burg për të njëjtën vepër penale , dhe gjykimi u desh të përsëriteshin për shkak të insistimit të autoriteteve në Prishtinë, me ekstradimin e tij në Sllovaki vitin e kaluar.

Kërkesa fillestare e qeverisë sllovake për ekstradimin ju kishte bërë autoriteve në Serbi, meq Bratislava nuk e njeh Kosovën. Por pasi kërkesa në fjalë nuk “piu uje” më pas slloovaket kërkesen e përsëritën tek autoritetet e misionit të EULEX-it në Prishtinë.

Pas disa vitesh i fshehur, Sadiki u arrestua më 25 tetor të vitit të kaluar i cili po ashtu ishte në kërkim të Interpol-it emri i të cilit gjendej në “listën e kuqe” (“Infrared)