RCCOLA

Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një shqiptar në Angli është dënuar me tre vjet burgim, pasi policia e vendit e kapi duke fshehur një sasi drogë në çorape.

Gjatë kontrollit në zonë, policia iu afrua Elis Kolës, i cili ishte në makinën e tij, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafik droge, përcjell albinfo.ch.

Fundamenti

Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella me vlerë më shumë se 1 mijë e 100 paund të fshehura në një çorape në derë.

Në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të mërkurën, Kola u dënua me tre vjet burgim, pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë.
https://www.albinfo.ch/shqiptari-ne-angli-fsheh-droge-ne-corape-denohet-me-tre-vjet-burgim/