RCCOLA

Shqiptari ndërmjet lirisë dhe robërisë

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Esad Dujaka – Kjo puna e shqiptarit nuk mund të vajtohet me lotë dhe y krye puna. Jo! Madje është diçka që kërkon analiza të thella sociologjike, politike, e, madje-madje edhe psikologjike për të mos thënë edhe neuropsikiatrike!

Kam përshtypjen se nën robëri kemi funskionuar më mirë si kolektivitet, madje kemi respektuar njëri-tjetrin që për të na pasur lakmi, kemi ndihmuar hallegjinjtë. Kujtesa ime në veprim: Në fillim të viteve të 90-ta në Kosovë, kur gjithnjë e më shumë shtohej zullumi serbofil ndaj popullit të pambrojtur shqiptar, erdhi një dorë e fuqishme nga matanë Oqeanit, e me te edhe një dritë që na ndriqoi rrugën e së ardhmes dhe nuk e besoni se sa shpejt u afruam, u respektuam, filluam ta ndihmojmë njëri-tjetrin thuase s’ ishim na ata të deridjeshëm. I harruam hasmëritë, thashethemat, zilitë personale dhe të gjithë mendim kishim si do ta mbijetojmë këtë situate të rëndë e cila ishte e errtë, me shumë paqartësi e mbi të gjitha e ngatrruar si është më keq.

Sepse në Shqipërinë Mëmë ndodhnin gjëra ndër më të ligat, 97-ta të mos bjerë diçka edhe më e zezë, edhe më e kob më i madh për ta harruar. Gati si luftë qytetare, dhe asnjëherë e sqaruar deri në fund kush i dha zor aq shumë për t’ i qitur shqiptarët rrugëve e shesheve të qyteteve e për të kthyer pushkën vëllavrasëse. Ishim bërë katil i vetëvetës, në Ballkanin e trazuar ku me ne mund të luante si të donte edhe Serbia, edhe Greqia, edhe Rusia edhe ai i qoftlargu! Dhe, asnjëherë nuk u ndriqua kurrë si duhet e deri në fund nga i erdhi Tiranës ky shpërthim vëllavrasës dhe prej nga erdhi kjo e ligë?!
Dhe, na erdhi në Tiranë, si dikur Princ Vidi, tash ish kancelari austriak, tash Vranicki, sepse duket se ne nuk ishim mësuar dhe po më shkon mendja (sa keq!) se ne nuk duam ose nuk dijmë të qeverisim me vetëveten, se na bien mësysh ose i bijmë vetes!

Zgjedhje të lira e demokratike (aman sa demokratike që janë se), edhe vota të blera, edhe aso të kërcënuara në Tiranë e në Prishtinë, pa dallim…
A e jemi të një gjaku, atëherë as këtë nuk e dallojmë! Vrasim të afërmin tonë, mikun, vëllaun, fëqiun, madje edhe gruan e besa edhe fëmiun (hej!!!!) për një fjalë goje, për një mur e për një mexhë dhe hapen emisionet informative në tv me lajme të tilla nga e ashtuquajtuar kronikë e zezë, lajme që të prekin, të tronditin, që të shtjejnë të mendosh vallë a kaq gjakpirës qenkemi ne?

Ne që lavdrojmë veten se jemi pasardhës të Dardanëve, të Ilirëve, e së fundi edhe të Pellazgëve!
Nga na erdhi kjo egërsi në shpirtërat tonë?
Kush na mësoi kaq keq apo ne e mësuam dhe e zgjodhëm vet këtë rrugë të pakrye dhe që na çon në shkatrrim të identitetit tonë kombëtar!
Ka ca vite qëkur evropianët po na shikojnë me sy të keq, se e kemi dh… edhe atje, si shpërndarës të drogës, si vrasës e çka jo se!
Heee droga, po ajo është bërë një histori e pashkruar për shqiptarët matanë Drinit, siç do thoshte miku im Dritëro…Fukarallëku të detyron të bësh edhe vepra të pamatura por kur ke ndërgjegje dhe shpirt njeriu atëherë kurrën e kurrës nuk bie në ujëra të ndotura…
Të mbjellësh hashash e çka dreqin tjetër, kjo nuk ishte rruga që shpie kah bota e civilizuar. Ne vazhduam, shteti (i thënqin!) u bë sikur nuk po na sheh se çfarë bari po mbjellim, sepse ai shtet, ose grupe mafioze të atij shteti merrnin hisen e vet…kurse populli, nga intelektualet e deri te lypsarët kalonin jetën si dinin dhe mundnin…

Mobi Casa

Hiq më e mirë nuk kalon jeta as në Kosovë! Këtu në vend të hashashit kemi tenderët! Shpikje e re!
Grupet politike që janë shndërruar në aso mafioze, s’ të lënë të jetosh me nder sepse ti je një i pavlerë kurse ata janë shtylla e shtetit…Dhe, zhvasin, kërkojnë dhe marrin haraq me thas dhe brenda vitit bëhen milioner dhe ti jeton në varfëri të skajshme, madje edhe ai që ka rrokur pushkën e doli në mal në vitet e qëndresës për ta dhënë edhe jetën për vatan se s kishte më çka tjetër!

Shqipërinë e mbajnë peng grupe të fuqishme mafioze siç e mbajnë edhe Kosovën! S’ po përdori fjalë fyese më shumë për ta dhe ato grupe që po na çojnë drejt humnerës, dhe një zhgënjimi të madh, i cili mund të përfundoj siç nuk e dëshirojmë e druaj se do të kërkojmë sërish ROBËRI sepse ne po bindem nuk dijmë të jetojmë dhe të funksionojmë në LIRI!

Nuk di pse, në këtë zhgënjim të madh, që mund të trajtohet edhe si pesimizëm, e ndoshta mund të na shpallin edhe si nihilista, pra njerëz të pashpresë sepse NE sipas ATYRE jemi mangu për nga mendja kurse ata janë mendjendriturit e kombit tonë!

Sepse me mend në krye nuk kallen pikëpagesat në Kalimash! Me mend në krye nuk merren njerëzit e arrestohen natën e Pashkëve në Kukës, kurse shteti thuase rri dhe bënë sehir!
Kurse në Kosovë ajka politike i humb TRI vite duke debatuar për një demarkacion, dhe në fund bëhet si thotë dikush përtej Oqeanit, arsimi merr note të dobët, shëndetësia vuan nga “sëmundjet” nga më të ndryshme, kultura jeton me ndihma të rahmetit, kokat e shkenmcës mendojnë si ta lëshojnë vatanin sa më pare, kurse mbi 700 persona të nderuar qeveritarë dhe familjarë kanë viza diplomatike, se akadaemiku ka pension 230 euro kurse ata lartë dhjetëfishin e më shumë sepse kanë nevojë për kravata të shtrenjta…S’po i përmendi qindëra vrasje të dyshuara të kryera me motive politike para, gjatë dhe pas luftës sepse po thonë se këtë mision do ta kryej Gjykata Speciale e Hagës…Le të pastrohet edhe kjo dangë nga ne më…!

Dhe, krejt në fund po e kujtoj Fishtën e madh i cili dikur , po si në ditët e sotme, duke parë popullin se si katandisej në humnerë, pat thënë edhe këtë: “Le ta di bota mbarë…”
Po jetoj me shpresë, unë dhe populli tm, këtej e matanë Drinit, a mos po mbushet mend dhe po fillon me ecë rrugës së drejtë të Zotit!
Para rrugës për Evropë kemi edhe shumë për të bërë, mbi të gjitha të vetëdijësohemi