ARKATANA

Shqiptari më i kërkuar në Evropë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dritan Rexhepi, i akuzuar për dy vrasje dhe grabitje me armë në vitin 1999 në Shqipëri, figuron ndër personat më të kërkuar në Evropë. Veç Shqipërisë, Britanisë dhe Belgjikës, Rexhepin e kërkon edhe Spanja, e cila e ka listuar në listën e 10 më të kërkuarve.

Gazeta spanjolle “La Vanguardia”, shkruan në një artikull të saj se policia spanjolle ka shpërndarë me qindra foto të Rexhepit në vend dhe kërkon informacion për kapjen e tij. Mendohet se Rexhepi, i cili pak kohë më parë u arratis nga një burg i Belgjikës, fshihet në rajonin e Katalunjës.

Po për Rexhepin ka shkruar ditën e djeshme edhe britanikja e Evening Standard, e cila shkruan se Rexhepi figuron në listën e 17 personave më të rrezikshëm që kërkohen nga drejtësia britanike.

FIDANISHTJA

“Dritan Rexhepi, 32 vjeç, kërkohet për vrasje dhe grabitje me armë nga autoritetet shqiptare dhe belge. Ai njihet si person me rrezikshmëri të lartë në Britani dhe që ka lidhje të forta me trafikantë droge në Londër, Befordhire dhe Northants”, shkruan prestigjiozja britanike në artikullin e saj.

Rexhepi u arrestua në vitin 2006 në Shqipëri dhe dyshohej se ishte vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Fushë-Krujë. Mirëpo, natën e arrestimit në Shqipëri, Rexhepi mundi të arratisej nga Komisariati i Durrësit, për t’u kapur më vonë në Itali. Por, i cilësuar si “mbreti i arratisjeve”, Rexhepi edhe njëherë tjetër arriti të arratisej.

Në vitin 2011 ai u arrestua në Belgjikë dhe përsëri arriti të arratisej prej andej. Tashmë, dyshohet se Rexhepi fshihet në Spanjë, përkatësisht në Barcelonë, ku akuzohet për grabitjen e një banke. /SHO/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.