Uji Dea

Temperatura të larta edhe sot, në mesditë mundësi për rrebeshe shiu

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sot do të vazhdoj moti i nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell. Nga mesdita fillojnë të zhvillohen më shumë vransira vertikale, që më vonë japin kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-10m/s.

Në rast stuhie erëra çasti mund të shënojnë hove mbi 15m/s. Temperaturat maksimale arrinë deri në 32C e 35C.

Minimalet zbresin në 15C e 17C.
Vala e të nxehtit, pritet të përfundoj të dielen, kur maksimalet edhe arrinë kulminacionin deri në 34C, apo lokalisht deri në 36C. Nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave sërish do të dominojnë më shumë kthjellime.

ARKATANA

Të hënën, me fillimin e javës së ardhshme, më vonë vransira shtohen mbi vend, por që nuk paraqiten kushte për të reshura.

Temperaturat pësojnë një rënie më afër mesatareve, prej 27C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s. Të hënën ndryshojnë drejtimin në veri e verilindore.