UBT

Shqiptari Mark Gjonaj, kandidat për Asamblen e shtetit të New Yorkut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

New York, 10 qershor – Mark Gjonaj, biznesmen nga Bronxi i NewYorkut, është ndër të paktët njerëz në komunitetin shqiptar të Amerikës që synon të zgjidhet në një post të rëndësishëm, në këtë rast si anëtar i Asamblesë së shtetit New York, raporton VoA.

Votimet paraprake brenda demokratëve zhvillohen në muajin shtator dhe zoti Gjonaj ka filluar tashmë fushatën. Kandidati Mark Gjonaj, me origjinë nga Ulqini, është lindur në Shtetet e Bashkuara dhe merret me prona të patundshme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New Yorku, Gjonaj tha se, që të jesh zëri dhe fytyra e popullit në fillim duhet të jesh syri dhe veshi i tij, pra duhet të dëgjosh dhe të dish ankesat që kanë njerëzit.

ARKATANA

Komuniteti shqiptar, tha ai, është marrë gjatë shumë viteve me nevojat dhe çështjet e mëdha që lidheshin me zhvillimet në Ballkan. Prandaj shqiptarët e këtushëm kanë mbetur prapa në çështjet e përfaqësimit lokal. “Megjithëse ata kanë biznese e shtëpi, nuk janë marrë me politikë lokale dhe kjo është e pakuptueshme. Por më mirë vonë se kurrë,” tha kandidati.

Gjonaj tha se ka besim te ndihma që do t’i japë komuniteti për t’u zgjedhur si anëtar i Asamblesë së shtetit New York, ku shpreson të përfaqësojë një zonë të Bronxit. Më ka prekur si individ përkrahja e madhe që më kanë dhënë shqiptarët, tha ai.

“Ne duhet të ndihmojmë veten sepse përndryshe askush nuk do të na ndihmojë. Besoj se si komunitet do të ecim përpara,” tha zoti Gjonaj në intervistë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.