FIDANISHTJA

Shqiptari kërcënon me bombë në tren, paralizohet qarkullimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Alarmi është tërhequr pasi që policia ka konstatuar se kërcënimi me bombë kishte qenë një shaka e pakripë e një shqiptari, i cili ishte arrestuar menjëherë.

Një kërcënim me bombë ka paralizuar për një kohë stacionin hekurudhor në Emskirchen të Bavarisë, Gjermania jugore. Është dashur të evakuohet stacioni dhe te ndalohet treni ICE, nga i cili janë evakuuar udhëtarët, për të kontrolluar trenin nëse ka në të materie shpërthyese. 300 udhëtarë janë strehuar në shtëpinë e zjarrfikësve për shkak të motit të ftohtë që po mbretëronte. Pas kësaj, janë bartur me autobusë për në Nürnberg.

Por, ndërkohë alarmi është tërhequr pasi që policia federale ka konstatuar se kërcënimi me bombë kishte qenë një shaka e pakripë e një shqiptari i cili ishte arrestuar menjëherë.

Ekspertët e materieve shpërthyese e kanë kontrolluar edhe njëherë trenin, para se t`i jepnin leje që të nisej në drejtim të Vjenës.

“Shakaxhiu”, një shqiptar 35 vjeç, kur konduktorja ia kishte kërkuar biletën kishte kërcyer nga vendi dhe duke treguar me gusht nga çanta, kishte bërtitur: “Bomba, bomba”. Konduktorja ka lajmëruar policin i cili e ka arrestuar personin në fjalë, njofton sat1bayern.de.

ARKATANA

Pas kësaj, treni është ndaluar në stacionin Emskirche. Kur polici ka shikuar në çantën e 35 vjeçarit, nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë brenda saj, dhe as bombë. Kontrollimi në pjesën e trenit ku kishte qëndruar shqiptari, doli po ashtu pa rezultate. Pasi që ai nuk dinte as gjermanisht dhe as anglisht, dhe reagonte vetëm me rrudhje supesh, prania e një bombe në tren nuk mund të përjashtohej në mënyrë të qindpërqindtë.

Edhe kontrollimi i bërë me qenin gjurmues nuk dha rezultate.

Fajtori për gjithë këtë tollovi po mbahet në policinë e Nürnbergut, ku po merret në pyetje për shkeljen e qetësisë publike dhe për kërcënim me kryerje të një vepre penale.

http://www.sat1bayern.de/news/20131111/bombendrohung-mittelfranken/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.